Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e mbajtur më 26.10.2021 e pranoi Planin Kombëtar Aksional për Partneritetin për Qeveri të Hapur 2021-2023 (PKA për PQH[1] 2021-2023) në mënyrë që realizimi i angazhimeve në planin aksional të fillojë pa probleme, në përputhje me kornizën kohore në partneritet me institucionet bartëse të angazhimeve dhe organizatat e shoqërisë civile.

Me mbështetjen dhe koordinimin e Sekretariatit për Partneritetin për Qeveri të Hapur dhe Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni, së bashku me dy organizata partnere Qendra për Komunikime Civile dhe Shoqata për Emancipim, Solidaritet dhe Barazi të Grave, e vazhdoi përkrahjen dhe përfshirjen aktive në proces duke mundësuar përgatitjen dhe finalizimin e procesit për bashkë-krijimit të PKA-së për PQH 2021-2023.

 

Për të ofruar një mënyrë sistematike të planifikimit dhe zbatimit të procesit të konsultimit, e cila do të sigurojë një proces në kohë, të pandërprerë, gjithëpërfshirës dhe transparent të bashkë-krijimit të PKA-së së pestë për PQH 2021-2023, në vitin 2020 u përgatitën një sërë dokumentesh dhe materialesh.[2]

 

Në kuadër të procesit të bashkë-krijimit, në tetor të vitit 2020 u zhvilluan 3 takime informuese online për arsim, në periudhën nëntor-dhjetor 2020 u zhvilluan 12 takime online për identifikimin e problemeve, institucioneve përgjegjëse dhe nevojën për shndërrimin e tyre të mundshëm në angazhime, si dhe takime të shumta dhe të vazhdueshme individuale, të zhvilluara në periudhën nëntor 2020-korrik 2021, me institucione dhe organizata të shoqërisë civile në kuadër të çdo fushe prioritare veç e veç: Transparenca, përgjegjësia, proaktiviteti dhe gjithëpërfshirja; Parandalimi i korrupsionit dhe promovimi i qeverisjes së mirë, Ofrimi i shërbimeve publike dhe Qasja në drejtësi. Grupet e punës në kuadër të fushave prioritare i lehtësuan 4 anëtarë të Këshillit për koordinim dhe monitorim të procesit të PQH-së dhe Planit Kombëtar Aksionl për PQH 2018-2020 (German Fillkov, Misha Popoviq, Darko Antiq dhe Ivona Stalevska) dhe 4 përfaqësues të Rrjetit të organizatave të shoqërisë civile për PQH (Marija Nikolloska Arsovska, Sefer Selimi, Ivana Petkanovska dhe Vesna Shapkoski), me mbështetje të vazhdueshme nga Gordana Gapiq Dimitrovska, Koordinatorje kombëtare për PQH në Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës të RMV-së.

 

Për të konfirmuar rëndësinë dhe përfitimet nga dialogu në finalizimin e angazhimeve dhe përfshirjen e tyre në PKA-në e pestë, në qershor të vitit 2021, u mbajtën dy punëtori online me mbështetjen e Sekretariatit të PQH-së dhe konsulentit Michael Canjares, ku u finalizuan angazhimet përmes një rishikimi adekuat të asaj që është bërë deri në atë moment, në bashkëpunim të ngushtë me zyrtarët kryesorë të institucioneve dhe përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile.

 

Në korrik të vitit 2021, anëtarët e Këshillit për PQH në takimin online i shqyrtuan angazhimet e propozuara dhe konkluduan se ato janë të harmonizuara dhe të pranuara nga ana e institucioneve kompetente, ndërsa kriteret për vlerësimin e relevancës dhe lidhshmërisë me parimet e PQH-së janë respektuar që në fazat e hershme të përgatitjes së Planit Kombëtar Aksional për periudhën 2021-2023.

 

Në periudhën në vijim, korrik-gusht 2021, përmbajtja e propozim-PKA-së ishte në dispozicion online për konsultim publik dhe iu dorëzua organeve të administratës shtetërore për t’i dhënë mendimet dhe komentet e tyre.

 

Pas harmonizimit të tekstit, në gjysmën e parë të shtatorit të vitit 2021, Plani Kombëtar Aksionl 2021-2023 iu dorëzua për shqyrtim anëtarëve të Këshillit të PQH-së, ndërsa në datën 6 tetor 2021, u mbajt një seancë hibride solemne e Këshillit të PQH-së në prani të Joe Powell, Zëvendës-drejtor Ekzekutiv i PQH-së për të shqyrtuar propozim-PKA-në për PQH 2021-2023 përpara se të dorëzohej për miratim në Qeverinë e RMV-së.

 

Për sa i përket përmbajtjes së angazhimeve është vepruar në përputhje me komentet dhe propozimet e Mekanizmit Kombëtar për përmirësimin e përmbajtjes së PKA-së 2021-2023.

 

***

Nga 1 dhjetori i vitit 2019, FSHHM-ja me mbështetjen e MSHIA-së, e ka realizuar edhe projektin e mbështetur nga Sekretariati për PQH për krijimin e një strukture të re për koordinimin dhe monitorimin e procesit të PQH-së. E formuam Rrjetin e organizatave të shoqërisë civile për PQH, i cili aktualisht ka 77 organizata të shoqërisë civile dhe është i hapur për anëtarësim të organizatave të tjera që do të shprehin interesim për përfshirje. Në të njëjtën kohë, përmes një procesi konsultativ, e zhvilluam dhe krijuam modelin për Këshillin për Koordinimin dhe Monitorimin e Procesit të Partneritetit për Qeveri të Hapur dhe Planit Kombëtar Aksional për Partneritetin për Qeveri të Hapur 2018-2020 i cili synon të inkurajojë transparencën dhe hapjen e organeve të administratës publike, të sigurojë bashkëpunimin ndër-sektorial dhe të inkurajojë pjesëmarrjen e shoqërisë civile në zbatimin e procesit të PQH-së për të krijuar një dialog strukturor midis shoqërisë civile dhe autoriteteve, organizatave të shoqërisë civile, qytetarëve dhe palëve të tjera të interesuara në procesin e hartimit, zbatimit, mbështetjes, promovimit dhe monitorimit të prioriteteve dhe iniciativave të PQH-së, në prag të përgatitjes së planit të ri kombëtar të aksional.

 

[1]Në vend të termit aktual “Partneriteti për Qeverisje të Hapur” dhe “PQH”, nga seanca e tetorit e Këshillit të PQH-së të mbajtur më 6 tetor 2021, përdoret emri “Partneriteti për Qeveri të Hapur” dhe “PQH”.

[2] Korniza kohore dhe mënyra e zbatimit të procesit të bashkë-krijimit të PKA-së për PQH 2021-2023; Procedura për kryerjen e konsultimeve me palët e interesuara për të krijuar prioritete dhe angazhime të reja brenda procesit të PQH me afat kohor; Thirrje publike për aplikim për pjesëmarrje në procesin e bashkë-krijimit të PKA-së për PQH 2021-2023; Udhëzime për realizimin e një pyetësori për të vlerësuar zbatimin e masave të PKA-së për PQH 2018-2020 dhe nevojën për përfshirjen e tyre në PKA-në e re dhe treguesit e zhvilluar për matjen e suksesit të realizimit të angazhimeve nga PA për PQH 2021-2023. Në lidhje me këtë u përgatitën edhe materiale që dolën nga procedura e kryerjes së konsultimeve: Plani i promovimit të thirrjes publike, Materiali edukativ dhe Kriteret për vlerësimin e relevancës dhe lidhshmërisë me parimet e PQH-së (burimi: https://fosm.mk/wp-content/uploads/2021/04/godishen-izveshtaj-2020.pdf ). Të gjitha materialet e përmendura janë në dispozicion në www.ovp.gov.mk

—————————————————

19 Nëntor 2021