Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Forumi Arsimor Rinor gjatë periudhës së kaluar ka punuar në përgatitjen e analizës së ndryshimeve në arsimin e lartë të shkaktuara nga pandemia e KOVID – 19 – Përpjekje të krizës nga institucionet e arsimit të lartë për digjitalizim në vitin akademik 2019/2020″.

Qëllimi i kësaj analize është t’i përgjigjet pyetjes se si pandemia e shkaktuar nga KOVID-19 ndikon në arsimin e lartë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, gjegjësisht cilat janë risitë dhe problemet me të cilat përballen institucionet e institutet e arsimit të lartë, si dhe të paraqesë shkurtimisht një pasqyrë krahasuese se si vendet e ndryshme përballen me pandeminë.

Dokumenti tregon një përmbledhje kronologjike të masave të ndërmarra nga institucionet kompetente për të trajtuar pandeminë e shkaktuar nga KOVID-19 dhe zhvillimin e papenguar të mësimdhënies. Dokumenti fillimisht i tregon ndryshimet në arsimin e lartë gjatë kohës së pandemisë, dhe i shpjegon më tej në detaje hapat e ndërmarrë nga institucionet e arsimit të lartë në fushën e zbatimit të mësimit onlajn, si dhe në fushën e dhënies së provimeve dhe vlerësimit të studentëve. Për më tepër, është bërë një analizë e shkurtër krahasuese e situatës në arsimin e lartë në të gjithë botën, e cila përfshin aspektet e zbatimit të mësimdhënies dhe hyrjes në provime dhe vlerësimin e tyre.

Forumi Arsimor Rinor (FAR) si një organizatë që ka analizuar situatën në arsimin e lartë për shumë vite, duke u përqendruar kryesisht në cilësinë e arsimit, i ka dhënë rekomandimet e mëposhtme për institucionet kompetente:

– Digjitalizimi është faktor kyç: nevojitet një qasje më e madhe dhe më efikase për digjitalizimin e procesit të arsimit të lartë duke siguruar mësimdhënie cilësore dhe dykahëshe, mësimdhënie digjitale praktike, disponueshmëri në internet të burimeve arsimore, literaturë dhe materiale, gatishmëri për të realizuar provime online, si dhe mbështetje administrative online.

– Përdorimi i një numri mënyrash të ndryshme për mbajtjen e provimeve dhe vlerësimet. Universitetet duhet të kenë lirinë në vendosjen e mënyrës dhe metodës së mbajtjes së provimeve dhe të vlerësimeve (p.sh. provim me gojë ose me shkrim, përgatitja e punimeve, punime seminarike, zgjidhja e problemeve, kryerja e analizave dhe hulumtimeve, etj.).

– Në situata të tilla në të ardhmen, materiali për dhënien e kolokuimeve dhe provimeve duhet të korrespondojë me situatën reale. Gjatë krijimit dhe mbajtjes së provimeve, njohuritë që kërkohen nga studentët duhet ta pasqyrojnë vëllimin e materialit të kaluar përmes mësimit onlajn, si dhe disponueshmërinë e materialeve të provimit.

– Për të mundësuar mbajtjen e provimeve pas skadimit të afateve të rregullta prej tre afateve të rregullta të provimeve, por edhe sesionet e provimeve të zgjasin më shumë në mënyrë që të sigurohet frekuencë më e ulët e studentëve në një termin, me ç’rast do të sigurohej mbrojtje më e madhe nga transmetimi i virusit.

Analiza jep një pasqyrë të situatës me arsimin e lartë në periudhën nga fillimi i marsit deri në mes të prillit 2020 dhe mund të shërbejë si bazë për monitorimin e mëtejshëm të situatës në arsimin e lartë në kushte të krizës pas Kovid-19. Analizën e përgatitën Vangell Gjorgjiev dhe Petar Barllakovski, anëtarë të Programit për hulumtim, analizë dhe krijim të politikave rinore dhe arsimore në kuadër të Forumit Arsimor Rinor.

Analizën e plotë me të gjitha rekomandimet e FAR-it si dhe përfundimin mund ta lexoni këtu: Përpjekje të krizës nga institucionet e arsimit të lartë për digjitalizim në vitin akademik 2019/2020

—————————————————

8 Qershor 2020