Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Qasja e kufizuar në shërbimet sociale për qytetarët, si dhe pasiviteti i shërbimeve të IP Qendra ndërkomunale Punë Sociale në Shuto Orizare (QPS në Shuto Orizare) e vështirëron realizimin e të drejtave të tyre. Janë konstatuar një numër parregullsish dhe trajtimi joadekuat nga punonjësit ndaj familjeve dhe personave të rrezikuar në aspekt social, për shkak të të cilave ata ndihen të diskriminuar dhe të poshtëruar.

Aksioni kreativ “Labirinti në Qendrën për Punë Sociale në Shuto Orizare” është një shprehje e pakënaqësisë nga ana e komunitetit rom për shkak të jofunksionalitetit të Qendrës për Punë Sociale në Shuto Orizare. Në të njëjtën kohë, dërgon një mesazh deri te Ministria kompetente e Punës dhe Politikës Sociale se QPS në Suto Orizari është jofunksionale dhe se duhen reforma serioze për funksionimin e saj adekuat.

Shfaqja në rrugë e konceptuar simbolikisht si një labirint bazohet në ngjarjet e përditshme, përvojat personale, historitë jetësore dhe deklaratat e vërteta nga kërkuesit e shërbimeve sociale në QPS në Shuto Orizare dhe është pasojë e pamundësisë që në labirintin institucional të ushtrohen të drejtat sociale të garantuara me Kushtetutë, ndërsa ligji mundëson qasjen në to dhe realizimin e tyre.

Në një pjesë të shkurtër disa minutëshe teatrale, aktivistët i shpjeguan problemet dhe kërkesat e komunitetit rom. Kalimtarët dhe aktorët e tjerë patën mundësinë të kalojnë nëpër labirint dhe të shohin drejtpërdrejt se me cilat probleme përballen kërkuesit e ndihmës sociale në Shuto Orizare.

Më poshtë janë dhënë problemet dhe pengesat më të zakonshme me të cilat përballet komuniteti rom në qasjen në shërbimet sociale:

Aksioni është pjesë e trajnimit për aktivizmin kreativ të organizatave rome, që realizohet nga Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni. Në trajnim dhe në krijimin dhe zbatimin e aksionit marrin pjesë përfaqësues të Romano Çaçipe, Shkup; IRIZ, Shkup; Qendra Kombëtare e Romëve, Kumanovë dhe Stacioni “Pet”, Prilep.

—————————————————

4 Dhjetor 2020