Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Në organizim të Ministrisë Kanadeze të Drejtësisë, OECD dhe Iniciativës globale për Partneritet për Qeveri të Hapur, u mbajt konferenca online me titull “Dialogu Global i liderëve në gjyqësi – Drejtësi për të gjithë në kushte krize” ku morën pjesë një numër i madh ministrash të drejtësisë nga e gjithë bota, të cilët diskutuan dhe ndanë përvojën e tyre mbi sfidat dhe trajtimin e pasojave të pandemisë në gjyqësi.

Pandemia, si dhe implikimet financiare dhe ekonomike që i ka shkaktuar, por edhe sfidat me të cilat përballen shoqëritë në aspektin socio-politik, kanë paraqitur një sfidë serioze për sistemet e drejtësisë në të gjithë botën. Pandemia bëri që pabarazitë të jenë të dukshme edhe në kontekstin e drejtësisë, dhe gjithashtu e vendosi sistemin e drejtësisë dhe nëpunësit gjyqësorë në ballë të trajtimit të pandemisë duke krijuar dhe zbatuar masa që e kufizuan të drejtën e lëvizjes së lirë, e gjithë kjo me qëllim që të zvogëlohet përhapja e pandemisë.

Në konferencë, foli edhe Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, për masat e ndërmarra nga Republika e Maqedonisë së Veriut në aspekt të mbrojtjes së shëndetit të të gjitha palëve në procedurat para gjykatave dhe prokurorive. Ministri Mariçiq theksoi se përmes dekreteve të qeverisë gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, gjykatat dhe prokuroritë i kanë shqyrtuar vetëm raste urgjente, si dhe ato në rrezik të vjetërsimit, por se gjykata të caktuara e shfrytëzuan rastin për të vazhduar mbajtjen e seancave online. Në të njëjtën kohë, Mariciq theksoi se në një rast të gjykimit online, të gjitha palët në procedurë para gjykatës janë inkuadruar nga qytete të ndryshme, ndërsa i pandehuri nga paraburgimi, gjë që sipas Ministrit u dëshmua të jetë mjaft efektive dhe në interesin e të gjitha palëve në procedurë.

Sa i përket qasjes në drejtësi për të gjithë qytetarët, Maqedonia e Veriut është e përfshirë në mënyrë aktive në Partneritetin partneriteti për Qeveri të Hapur dhe është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor i angazhuar për ta përmirësuar qasjen në drejtësi, veçanërisht për grupet e margjinalizuara në shoqëri. Duke pasur parasysh nevojën për një hapje më të madhe të institucioneve gjyqësore dhe rikthimin e besimit të qytetarëve në gjyqësi, Mariçiq njoftoi se Maqedonia e Veriut do të nisë një kapitull të ri të Partneritetit për Qeveri të Hapur dhe do ta mbështesë përgatitjen e Planit të parë të Aksional për Gjyqësi të Hapur.

—————————————————

20 Tetor 2020