Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Dita e Groshës është një ngjarje lokale që njihet gjerësisht në Pollogun e Poshtëm, ndërsa aktivitetet qendrore zhvillohen gjithmonë në fshatin Tearcë. Kjo ngjarje u iniciua 11 vjet më parë në bashkëpunim të përbashkët të Qendrës për Arte Bashkëkohore – Shkup dhe Qendrës për Edukim dhe Zhvillim nga Tearca, e cila e organizon atë rregullisht çdo vjeshtë.

Këtë vit, për shkak të pandemisë së Kovid-19, ngjarja Dita e Groshës në formatin tradicional me aktivitete që ofrojnë vizita masive dhe pjesëmarrje të qytetarëve, nuk mund të organizohej. Prandaj, mirëpo duke dashur edhe të ruhet vazhdimësia, Qendra për Arte Bashkëkohore së bashku me Qendrën për Edukim dhe Zhvillim nga fshati Tearcë bënë një ndërhyrje skulpturore hapësinore në formën e një kokrre të groshës dhe kështu e shënuan edicionin e 11-të të Ditës së Groshës.

Vepra e skulptorit Ljubisha Kamenjarov, i cili në një mënyrë vizualisht të qartë e lidh kontekstin lokal të lidhjes me bujqësinë dhe prodhimtarisë së groshës dhe dashurinë për këtë kulturë bujqësore që është një nga më të rëndësishmet për bujqit lokalë. Kjo është arsyeja pse kokrra e groshës e mbështjellë me gjethe në formë zemre e tregon në mënyrë të shkëlqyeshme lidhjen e bujqve nga ky rajon me përkushtimin e tyre për prodhimin e groshës së Tetovës.

Ky lloj i ndërhyrjeve hapësinore jo vetëm që e fisnikëron dhe e zbukuron hapësirën publike, por gjithashtu kontribuojnë ndjeshëm në ruajtjen e kontekstit kulturor vendor autentik dhe vlerave të përbashkëta të popullsisë nga prejardhje të ndryshme etnike dhe fetare në fshatin Tearcë dhe zonën përreth. Në të njëjtën kohë, ky lloj i ndërhyrjeve e promovon kulturën dhe praktikat bashkëkohore si diçka që është e afërt dhe e njohur nga komunitetet, duke i prishur stereotipet për elitizmin e arteve bashkëkohore dhe mosnjohjen e tyre nga njerëzit.

Iniciativa është e mbështetur nga Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni.

 

—————————————————

9 Dhjetor 2020