Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Shoqata rajonale gjeografike “GJEOSFERA” – Manastir, realizoi një aksion ekologjik për pastrimin e një pjese të deponisë së madhe në fushën e futbollit në bashkëpunim me popullatën rome nga lagjen Bairi i Epërm.

Aksioni mund të jetë një pikë uji në oqean, kurse problemi është serioz dhe është një burim i infeksioneve të shumta, por megjithatë me këtë veprim shoqata dhe qytetarët kanë treguar se po përpiqen për një të ardhme në të cilën deponia do të pastrohet plotësisht.

Një deponi e pastër do të kontribuojë në përmirësimin e shëndetit të të gjithë banorëve të lagjes mbi të gjitha, por gjithashtu do t’i përmirësojë kushtet dhe cilësinë e jetës në përgjithësi.

Gjithkush ka të drejtë të jetojë në një mjedis të pastër jetësor, veçanërisht fëmijët!

—————————————————

5 Prill 2021