Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Më 6 qershor 2022, përmes platformës ZOOM, u mbajt një trajnim njëditor për ngritjen e kapaciteteve të anëtarëve të grupeve të punës të formuara në kuadër të Rrjetit të OJQ-ve për PQH. Në trajnim morën pjesë më shumë se 10 anëtarë të rrjetit të organizatave të shoqërisë civile që punojnë në PQH.

Trajnimi u drejtua nga Shoqata ESE, dhe në zbatimin e tij morën pjesë Dançe Danillovska Bajdevska, Drejtoreshë e programeve në FSHHM; Gordana Gapiq Dimitrovska, Këshilltare Shtetërore në MSHIA; Andreas Pavlou, Hulumtues i Lartë për Evropën në PQH; Edip Bilall, Drejtor programi në NDI; Darko Antiq, Drejtor financiar dhe koordinator i programeve në ESE; dhe German Filkov, kryetar i QKC-së.

Trajnimi përbëhej nga një fjalim hyrës në të cilin u prezantuan përfitimet kryesore të organizatave të shoqërisë civile nga pjesëmarrja në PQH dhe të shtetit nga partneriteti i zhvilluar me organizatat civile në kuadër të iniciativës PQH; njohja me iniciativën PQH në nivel kombëtar dhe global; dhe diskutim lidhur me problemet që trajtohen në Planin e Veprimit për PQH 2021-2023 në kuadër të secilës prej fushave prioritare.

—————————————————

13 Korrik 2022