Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Me qëllim të ofrimit të një mjedisi mësimor përfshirës ku respektohet diversiteti dhe ku të gjithë fëmijët do të ndihen të mirëpritur dhe të stimuluar njëlloj për të pasur sukses, Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni në bashkëpunim me Fondacionin për Iniciativa Arsimore dhe Kulturore “Hap pas Hapi” dhe Shoqata Qendra për Mbështetje Arsimore “Dendo vas”, e me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian, në vitin 2019 filloi ta zbatojë projekti “TË RREGULLT NË ORË: Aksioni për përfshirjen e romëve në arsimin fillor “që synon të mundësojë qasje të barabartë në arsim për fëmijët romë, por edhe t’i motivojë për ndjekjen e rregullt të mësimit.

Projekti përfundon në tetor të vitit 2022, kurse përmes tij vetëm këtë vit shkollor janë siguruar 596 bursa për nxënësit romë.

Për pyetjet lidhur me këtë temë në Brifingun e mëngjesit në “Sllobodna TV”, menaxherja e projektit Sunçica Kostovska tha:

– Gjatë këtij viti shkollor kemi siguruar bursa për 596 fëmijë nga klasa e parë deri në klasën e katërt, të cilët mësojnë në 73 shkolla në 31 komuna në të gjithë vendin. Ne kemi dhënë bursa edhe gjatë viteve të fundit. Vitin e parë vetëm për nxënësit e klasës së parë, ku janë mbështetur 282 nxënës të klasës së parë. Vitin e dytë patëm konkurs të ri. Deri më tani në këto tre vite shkollore kemi dhënë 1516 bursa, kurse specifike është ajo se ato janë për nxënësit romë që vijnë nga familje që marrin ndihmë sociale.

Në fund, Kostovska theksoi se projekti jep rezultate maksimale dhe kjo mbështetje është e një rëndësie të veçantë.

Shikoni të gjithë bisedën.

—————————————————

10 Mars 2022