Mbështetje e procesit për përpilim të përbashkët të Planit aksionar nacional për Partneritet të hapur qeveritar 2021-2023
Qëllimet e projektit:
Qëllimi i përgjithshëm i projektit është përforcimi i procesit të përpilimit të përbashkët duke siguruar një Plan aksionar nacional ambicioz (PAN) për Partneritet të hapur qeveritar (PHQ) 2021-2023.
Qëllime specifike: Përmirësimi i dizajnit të PAN-it, nëpërmjet konsultimeve tematike të drejtuara dhe punëtorive (onlajn); Përmirësimi i cilësisë së angazhimit dhe dialogut për përpilim të përbashkët, nëpërmjet angazhimit të përfaqësuesve të rinj të Qeverisë, Rrjetit të organizatave qytetare, PHQ-së dhe partnerëve ndërkombëtarë. Sidomos, nxitje për përfshirje të grupeve që nuk janë përfaqësuar sa duhet, gra, të rinj dhe bashkësia rome; Përforcimi i procesit të konsultimeve dhe prioretizimi i përpjekjeve; Përgatitja dhe nxitja e PAN-it të miratuar nëpërmjet grupeve të punës të Rrjetit të organizatave qytetare për PHQ.
Organizatat partnere:
Qendra për komunikime qytetare, Shoqata për emancipim, solidaritet dhe barazi të grave -ESE, me mbështetje të Ministrisë për Shoqëri Informatike dhe Administrim (MSHIA)
Rezultatet e pritura:
- Bashkëpunim funksional dhe mbështetje teknike e siguruar për Këshillin e bashkëpunimit midis organizatave qytetare dhe institucioneve publike dhe politika dhe procedura të vendosura për punë, si dhe zbatim i mandatit të vet të rregullt në koordinim me koordinatoren nacionale për PHQ për mbështetje të aktiviteteve të projektit;
- Materiale të përpiluara dhe aktivitete të zbatuara për informimin e organizatave qytetare dhe publikut të përgjithshëm mbi parimet, mundësitë dhe dobitë nga procesi i PHQ-së;
- Pyetësor i përpiluar për vlerësim dhe arritjet me PAN-in paraprak të PHQ-së;
- Procedurë dhe kornizë kohore e përpiluar për zbatim të konsultimeve për përgatitjen e PAN-it të ri (të pestë) për PHQ-në;
- Kritere të përpiluara për përzgjedhje të përpjekjeve gjatë përgatitjeve të PAN-it të pestë për PHQ-në;
- Takim informativ onlajn i zbatuar për edukim mbi procesin e PHQ-së;
- Konsultime të përgatitura dhe të mbajtura për identifikim, zhvillim dhe prioritizim të përpjekjeve për PAN-in e pestë për PHQ-në;
- Kontribut i siguruar për nevojat e grupeve të margjinalizuara në procesin e përgatitjes së planit aksionar;
- Pyetësor i përpiluar dhe i zbatuar midis grupeve të margjinalizuara të qytetarëve dhe konsultime me institucionet relevante dhe palët e prekura për përparim të dizajnit të përpjekjeve;
- Përpjekje të përgatitura në suazat e fushave me prioritet dhe finalizim i PAN-it të pestë për PHQ-në;
- PAN i përpiluar për PHQ-në për periudhën 2021-2023;
- Indikatorë të krijuar për matjen e suksesit të realizimit të përpjekjeve, si dhe vendosje e mekanizmit për ndjekjen e zbatimit të përpjekjeve të miratuara në PAN-in e pestë nëpërmjet grupeve të punës të Rrjetit të organizatave qytetare për PHQ;
- Studime të rastit të përpiluara dhe të publikuara elektronikisht mbi fushat me prioritet: Dërgimi i shërbimeve publike dhe Transparenca, llogaridhënia, proaktivizmi dhe inkluzioni;
Dukshmëri e siguruar nëpërmjet promovimit të aktiviteteve dhe rezultateve në ueb-faqet dhe mediat sociale të të tri organizatave partnere, nëpërmjet ueb-faqes së MSHIA, kurse sidomos nëpërmjet portalit të MSHIA-së për PHQ, i cili pritet të jetë aktiv për përdorim nga fundi i nëntorit 2020.
Buxheti: 10.000 dollarë
—————————————————
15 Janar 2021