Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Gjendja e keqe në burgje, si dhe dobësitë në zbatimin e standardeve të të drejtave të njeriut janë një problem që ka vazhduar për një kohë të gjatë, dhe për të cilin shqetësim shprehet edhe në Raportin e Përparimit të Komisionit Evropian për vitin 2018.

 

Kur analizohet institucioni arsimor-korrektues për të miturit, vihet re se kapaciteti i tij hapësinor është plotësisht i papërshtatshëm. Përpjekjet dhe përparimi eventual gjatë ofrimit të arsimit fillor për të miturit si dhe ri-socializimi, pothuajse nuk mund të vërehen.  Për më tepër, asnjë stacion policor nuk ka kapacitet që është i përshtatshëm për mbajtjen e fëmijëve, e poashtu ka mungesë të trajnimeve të rregullta për profesionistët për drejtësinë për të miturit.

 

Të drejtat e të burgosurve, si dhe kushtet në burgje janë nën çdo nivel minimal dhe standardet e përcaktuara dhe janë nën dinjitetin njerëzor, dhe kjo përgjithësisht e përcakton pasqyrën jashtëzakonisht të keqe të sistemit ndëshkues-korrektues të Maqedonisë. Mbingarkesa, kushtet e keqe higjienike, numri i pamjaftueshëm i personelit mjekësor, vendosja e të miturve në të njëjtat dhoma me të burgosurit e rritur, si dhe tortura me të cilat përballen të burgosurit nga ana e policia e burgjeve janë vetëm disa nga problemet që ekzistojnë në këto institucione.

 

Ankesat e parashtruara për sjelljet e këqija të policisë vazhdojnë të ngritin çështjen dhe nevojën për krijimin e një mekanizmi të pavarur mbikëqyrës të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

 

Në vitin 2018, janë parashtruar vetëm tre ankesa për përdorim të tepërt të forcës dhe për keqtrajtim ranë Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve, megjithatë, kjo shifër tregon për nivelin e ulët të besimit në mekanizmat e ankesave. Nga gjithsej 64 ankesa të parashtruara nga qytetarët për përdorimin e forcës nga ana e nëpunësve policorë, vetëm pesë u konsideruan të pranueshme nga Njësia e Kontrollit të Brendshëm dhe Standardeve Profesionale të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

 

Problemet janë seriozisht të dukshme në komunitetin rom – jemi dëshmitarë të rasteve të shpeshta kur forca e tepruar përdoret kundër romëve në procedurat parapenale. Gjithashtu, dominojnë edhe hetimet joefikase në këto raste të përdorimit të tepërt të forcës. Sigurisht, brengos edhe dukuria e vdekjeve në burgje, ku përqindja më e madhe e të burgosurve të vdekur janë nga komuniteti etnik rom.

 

Raporti i Përparimit për vitin 2019 potencon se ekziston një plan aksional për t’i adresuar rekomandimet e Komitetit Evropian për Parandalimin e Torturës. Në të njëjtën kohë, anëtarët e stafit në institucionet ndëshkuese-korrektuese u trajnuan për kodin e ri të sjelljes për punonjësit e burgjeve, duke u bazuar në Kodin Evropian të Etikës për punonjësit e burgjeve. Mirëpo, mekanizmi nuk është plotësisht funksional, veçanërisht kur bëhet fjalë për grupe të margjinalizuara të qytetarëve, siç janë romët.

 

 

 

Projekti “Respektimi i të drejtave të të burgosurve nga bashkësitë etnike në prizmin e komunitetit rom” të cilin e implementon Qendrës Afariste Informative Rome të Maqedonisë synon të kontribuojë në përmirësimin e situatës së të burgosurve me fokus në bashkësitë etnike dhe romët në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Projekti i përcakton problemet e të burgosurve, por angazhohet për respektimin e të drejtave themelore të njeriut të të burgosurve me fokus në bashkësitë etnike

 

Përmes aktiviteteve të implementuara, siç është hulumtimi në terren për gjendjen dhe trajtimin e romëve dhe të bashkësive të tjera etnike në institucionet ndëshkuese-korrektuese në RMV, analiza e hulumtimit dhe videoja promovuese, projekti do të kontribuojë në sigurimin e informacionit të saktë dhe relevant drejtpërdrejt nga burgjet, të cilat do të kontribuojnë për të siguruar veprime nga shteti në sigurimin e kushteve dhe trajtimit adekuat në burgje për të dënuarit, me fokus te të burgosurit romë.

 

“Respektimi i të drejtave të të burgosurve nga bashkësitë etnike në prizmin e komunitetit rom” është njëri nga 15 projektet e organizatave të shoqërisë civile të mbështetura nga FSHM-ja për zbatimin e aktiviteteve që do të kontribuojnë për ta kuptuar më mirë procesin e anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

—————————————————

10 Gusht 2020