Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Aksioni artisitik “Rrini në shtëpi”, është përgatitur nga një grup artistësh, aktivistësh, dhe synon t’u ndihmojë qytetarëve të durojnë me izolimin fizik dhe minimizimin e daljeve në këto momente kur izolimi është ndoshta mënyra më efikase për ta luftuar epideminë. Për ta prezantuar këtë intervenim, ata i zgjodhën pantoflat që janë sinonim i qëndrimit në shtëpi, si një pjesë e pashmangshme e “modës së shtëpisë” gjatë kohës së izolimit.

Me këtë aksion, si dhe me aksionin e mëparshëm (“Mbani distancën”) artistët duan t’i inkurajojnë qytetarët që ta durojnë këtë betejë shumë të rëndësishme për të gjithë ne, por edhe të tregojnë se arti dhe kultura edhe në këto periudha të vështira janë këtu për t’i mbështetur qytetarët dhe se të gjithë duhet të jemi të bashkuar për ta rikthyer jetë në  normalitet. Sikurse edhe më parë, edhe ky aksion u është kushtuar punonjësve shëndetësorë që e sakrifikojnë veten për çdo ditë për një të nesërme më të mirë, për të gjithë ne.

Aksioni është realizuar pa asnjë kontakt të drejtpërdrejtë midis anëtarëve të grupit, gjegjësisht është realizuar në faza dhe në mënyrë sekuenciale nga ana e autorëve të ndryshëm.

Aksioni “Rrini në shtëpi” është mbështetur financiarisht nga Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni.

 

#Bëhuipërgjegjshëm #Mbrohu #Rrinështëpi

—————————————————

15 Prill 2020