Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Sipas vlerësimeve të Shoqatës së Juristëve të Rinj të Maqedonisë (ShJRM) në Republikën e Maqedonisë së Veriut rreth 700 persona ende mbeten të paregjistruar në librin amë të të lindurve, pa identitet juridik dhe civil të përcaktuar. Si rezultat i kësaj, këta persona nuk mund të shërohen, të përdorin shërbime të ndihmës sociale, të përfshihen në arsimin formal, të fitojnë një jetesë të mirë dhe të fitojnë shtetësinë.

Ata janë bashkëqytetarë tanë që janë të padukshëm për sistemin ligjor, pa numër unik personal dhe pa qasje në të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.

Në të kaluarën, publiku ka qenë dëshmitar i më shumë informacioneve dhe tregimeve për njerëzit që nuk janë të regjistruar në librin amë të të lindurve dhe për problemet me të cilat ata përballen duke jetuar në margjinat e shoqërisë. Moszgjidhja për një kohë shumë të gjatë e statusit të tyre, dështimet e nismave të mëparshme dhe sfidat dhe vështirësitë reale me të cilat ata përballen imponojnë nevojën për një zgjidhje të përhershme dhe sistemike të këtij problemi të vjetër.

ShJRM si një organizatë e cila që nga viti 2010 duke ofruar ndihmë juridike për personat që hasin vështirësi në regjistrimin në librin amë të të lindurve, e vetëdijshme edhe për arsyet ligjore dhe institucionale të kësaj situate, përpiqet për zgjidhjen e këtij problemi dhe së bashku me shoqatat e nënshkruara më poshtë, fondacionet dhe rrjetet e shoqërisë civile kërkon nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ministritë kompetente që menjëherë dhe pa vonesë të krijojnë dhe të vendosin një zgjidhje të përhershme dhe sistematike për regjistrimin në librin amë të të lindurve të personave që mbeten të paregjistruar.

Sipas Kushtetutës, vendi ynë deklarohet si shtet social. Liritë dhe të drejtat themelore të njeriut dhe qytetarit të njohura nga e drejta ndërkombëtare dhe të përcaktuara me Kushtetutë, si dhe solidariteti, humanizmi dhe drejtësia sociale janë vlera themelore të rendit kushtetues. Si nënshkruese e Konventës për të Drejtat e Fëmijëve, Konventës për Statusin e Personave pa Shtetësi dhe Konventës së Kombeve të Bashkuara për Reduktimin e Pashtetësisë, shteti ynë është i detyruar të sigurojë të drejtën e një individi për identitet dhe qasje në të drejtat dhe liritë e njeriut.

Dispozitat në Ligjin për Evidencën Amë dhe Ligjin për Familjen që zbatohen në procedurat për regjistrimin e personave në librin amë të të lindurve nuk përputhen me aktet ndërkombëtare dhe me detyrimin për regjistrim të papenguar dhe në kohë në librin amë të të lindurve të çdo fëmije të lindur në territorin e vendit.

Dispozitat në këto ligje nuk kontribuojnë për zgjidhjen e problemeve reale në praktikë për shkak të të cilave njerëzit mbeten të paregjistruar, përkundrazi ato shkaktojnë vështirësi të konsiderueshme që janë diskutuar disa herë publikisht.

Është e pamohueshme se janë bërë përpjekje për të adresuar këtë çështje. Publikimi i thirrjes publike për regjistrim në librin amë të të lindurve në vitin 2018 dhe 2019 dhe miratimi i Ligjit për Personat e Paregjistruar në Librin Amë të të Lindurve ishin megjithatë zgjidhje të përkohshme në mënyrë që të lehtësohet qasja në të drejta të caktuara.

Mirëpo, ata nuk e zgjidhën problemin në mënyrë sistematike dhe këta njerëz përsëri mbeten të padukshëm për sistemin juridik. Është e rëndësishme të theksohet se Drejtoria për Udhëheqjen e Librave Amë, me mosveprimin dhe regjistrimin jo në kohë të personave të identifikuar në thirrjen publike, shumica e të cilëve janë fëmijë, kontribuoi që këta persona të mbeten të padukshëm dhe të detyruar të jetojnë në varfëri dhe përjashtim social.

U bënë propozime për të gjetur një zgjidhje që do t’i përfshinte njerëzit në sistem dhe do t’u jepte atyre qasje në të drejta si të gjithë qytetarët e tjerë. Ka zgjidhje për problemin, janë bërë publike dokumentet në të cilat janë propozuar ato dhe kanë qenë temë e debateve publike. Regjistrimi i këtyre personave në librin amë të të lindurve mund të bëhet përmes:

  1. Ndryshimeve në Ligjin për Evidencën Amë, i cili do të përmbajë një seksion të veçantë për përcaktimin e identitetit/statusit civil dhe do të jenë në përputhje me Konventën për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve ose
    2. Krijimit të një procedure të posaçme gjyqësore jokontestimore për përcaktimin e identitetit të këtyre personave.

Është veçanërisht e rëndësishme që procedurat për regjistrimin në librin amë të të lindurve duhet të jenë të shpejta, efikase dhe të arritshme për të gjithë personat, dhe gjatë marrjes së vendimit, duhet të respektohet afati ligjor në përputhje me Ligjin për Procedurën e Përgjithshme Administrative.

Ne, shoqatat e nënshkruara më poshtë, fondacionet dhe rrjetet e shoqërisë civile, shprehim mbështetjen tonë për këtë nismë dhe i vëmë në dispozicion njohuritë, ekspertizën dhe përvojën tonë në mënyrë që të zgjidhim së bashku këtë çështje në një proces transparent në mënyrë që këta njerëz të kenë qasje të barabartë në të drejtat themelore të njeriut  si të gjithë të tjerët.

Kjo kërkesë do t’i përcillet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

  1. Shoqata e juristëve të rinj të Maqedonisë – ShJRM Shkup
  2. Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut
  3. Forum – Qendra për Hulumtime Strategjike dhe Dokumentim
  4. HERA- Asociacioni për edukim shëndetësor dhe hulumtim
  5. Rrjeti “Stella”
  6. Koalicioni të drejtat seksuale dhe shëndetësore të bashkësive të margjinalizuara MARGJINAT Shkup
  7. Koalicioni “Të gjithë për gjykim të drejtë”
  8. Qendra për Hulumtime dhe Analiza Juridike
  9. Shoqata për Aksion kundër Dhunës dhe Trafikimit Njerëzor – Porta e Hapur / La Strada
  10. Organizata edukative-humanitare EHO Shtip
  11. Koalicioni Rural
  12. Instituti për Studime të Komunikimit
  13. Ambasada e Parë e Fëmijëve në Botë MEGJASHI
  14. Iniciativa O2
  15. KHAM, Dellçevë
  16. Lëvizja e Ekologjistëve të Maqedonisë (LEM)
  17. Eko-Jeta
  18. “IZBOR”, Strumicë;
  19. Reaktor – Hulumtimi në aksion
  20. Stacioni P.E.T.
  21. HOPS Opsione për jetë të shëndoshë
  22. Instituti i Shkencave Politike dhe Humane
  23. Sumnal – Shoqata për Zhvillimin e Komunitetit Rom
  24. Gazetarët për të Drejtat e Njeriut
  25. Heroi i fshehur në çdo fëmijë
  26. Asociacioni rom për gratë dhe të rinjtë “LULUDI”
  27. Instituti për të Drejtat e Njeriut
  28. Instituti për Politikë Evropiane – EPI
  29. Forumi Arsimor Rinor– FAR
  30. Shoqata për Zhvillim Edukativ – “Ekvalis”
  31. Qendra për Ndryshimet Klimatike Shkup
  32. Fondacioni Shoqëri e Hapur Maqedoni

Shoqata e qytetarëve për promovimin e aktiviteteve të Grave Tiiiiit! Ink.

—————————————————

7 Qershor 2021