Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Më 29 korrik u mbajt mbledhja e katërt me video e Këshillit për Koordinimin dhe Monitorimin e Procesit të Partneritetit për Qeveri të Hapur dhe Planit Kombëtar Aksional për PQH 2018-2020.

Në mbledhjen e katërt morën pjesë: Maja Petkovska Leses – Kabineti i Ministrit pa portofol përgjegjës për komunikime, transparencë dhe llogaridhënie; German Fillkov – Qendra për Komunikime Qytetare; Maja Konevska – Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit; Misha Popoviq – Instituti për Demokraci “Societas Civilis”; Goran Mojanoski – Ministria e Financave; Darko Antiq – Shoqata për Emancipim, Solidaritet dhe Barazi të Grave; Nadica Josifovski – Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës; Martin Todevski – Qendra për Menaxhim me Ndryshime; Eli Çakar – Ministria e Vetëqeverisjes Lokale; Bllagica Dimitrovska – Shoqata për promovimin dhe zhvillimin e shoqërisë inkluzive “Inkluzive”; Dushan Tomshiq – Ministria e Punës dhe Politikës Sociale; Ivona Stalevska – Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni; Teodora Obradoviq Gërnçаrovska – Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Natasha Markovska – Akademia e Shkencave dhe Arteve e Republikës së Maqedonisë së Veriut – MANU.

MSHIA-ja ofroi mbështetje profesionale-administrative për përgatitjen, organizimin dhe mbajtjen e mbledhjes.

Në pritje të fillimit të procesit të bashkë-krijimit të planit të pestë të aksional për Partneritet për Qeveri të Hapur 2021-2023, Këshilli në këtë mbledhje i miratoi dokumentet e mëposhtme:  Procedura për kryerjen e konsultimeve me palët e interesuara për krijimin e prioriteteve dhe angazhimeve të reja në kuadër të procesit “Partneritet për Qeveri të Hapur” me kornizë kohore, Thirrja Publike për pjesëmarrje në procesin e bashkë-krijimit të Planit Aksional për Partneritet për Qeveri të Hapur 2021-2023 me Fletëparaqitjen dhe Udhëzimet për zbatimin e pyetësorit për vlerësimin e zbatimit të masave nga Plani Kombëtar Aksional për Partneritet për Qeveri të Hapur 2018-2020 dhe nevojën për përfshirjen e tyre në planin e ri aksional.

Në këtë mbledhje, Këshilli, nga radhët e anëtarëve të tij, formoi një Grup Punues për përgatitjen e materialeve që dalin nga Procedura për kryerjen e konsultimeve me palët e interesuara për të krijuar prioritete dhe angazhime të reja në kuadër të procesit “Partneritet për Qeveri të Hapur”: Plani i promovimit të thirrjes publike, Materiali edukativ dhe Kriteret për vlerësimin e relevancës dhe lidhshmërisë me parimet e PQH-së, i cili përbëhet nga: Maja Petkovska Leses, German Fillkov, Misha Popoviq, Darko Antiq, Nadica Josifovski, Martin Todevski, Eli Çakar, Bllagica Dimitrovska dhe Ivona Stalevska.

Kjo qasje pritet të sigurojë një mënyrë sistematike të planifikimit dhe të kryerjes së procesit të konsultimit, i cili do të sigurojë një proces në kohë, të papenguar, gjithëpërfshirës dhe transparent të bashkë-krijimit të Planit të ri Aksional për Partneritet për Qeveri të Hapur dhe Planit Kombëtar Aksional për Partneritet për Qeveri të Hapur 2021-2023.

—————————————————

29 Korrik 2020