Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Sfidat me të cilat nxënësit dhe mësimdhënësit u përballën me mësimin online ishin vërtet të mëdha. Për të ofruar mbështetje për mësimdhënësit, në prill dhe maj, të cilët ishin muaj shumë specifik, Fondacioni Metamorfozis, me përkrahjen e Fondacionit Shoqëri e Hapur – Maqedoni, mbajti tre uebinare me kuadrin mësimor nga 10 shkolla rurale, të përfshira në konceptin e FSHHM-së “Arsimi i bashkësive më të vogla etnike”.

Te uebinarët e realizuar duke përdorur platformën Zoom, mësimdhënësit patën mundësinë, përmes prezantimeve dhe shembujve praktikë, të mësojnë më shumë rreth mjeteve më të njohura që përdoren gjatë mësimdhënies elektronike (e-mësimit), si dhe përmes diskutimit me kolegët dhe koleget, të mësojnë praktikat më të mira. Në tre uebinare morën pjesë më shumë se 170 mësimdhënës, si dhe një pjesë e udhëheqësve të shkollave.

Me aftësi të avancuara digjitale për mësimdhënie dhe mësimnxënie, shihemi vitin e ardhshëm shkollor!

Gëzuar pushimet verore!

—————————————————

10 Qershor 2020