Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Xhorxh Sorosi, kryetar dhe themelues i Fondacioneve të Shoqërisë së Hapur, fitoi reputacionin e tij global si filantrop gjatë transformimit dramatik të Evropës Lindore dhe Qendrore pas rënies së Murit të Berlinit në nëntor të vitit 1989.

Sorosi ka një rol unik në ato kohë, duke e përdorur pasurinë e tij për t’i zvogëluar pasojat e problemeve ekonomike që ndodhën pas kolapsit të sistemit të vjetër komunist, por edhe për t’i hedhur themelet për një version gjithëpërfshirës të demokracisë, që ekziston akoma në gjithë rajonin.

“Transformimi i një shoqërie të mbyllur në shoqëri të hapur është një transformim sistematik. Praktikisht gjithçka duhet të ndryshojë, dhe për këtë nuk ka asnjë plan skematik. Atë që e kanë bërë Fondacionet është ndryshimi i mënyrës se si po ndodh transformimi. Ato e mobilizuan energjinë e njerëzve në vendet në fjalë.” – Xhorxh Soros, 1995

Zgjerimi i një ideje

1980

Ndërsa Evropa Lindore dhe Qendrore ishte nën kontrollin e fortë të Bashkimit Sovjetik, Sorosi i pari filloi me dhënien e bursave për disa disidentë që guxuan ta sfidojnë sistemin, duke ua bërë të mundur që të shkojnë për të studiuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai, gjithashtu filloi të financojë grupe disidente si Karta 77 në Çekosllovaki, sindikatën Solidariteti në Poloni dhe familjen Saharov dhe aleatët e tyre në Bashkimin Sovjetik.

1984

Në fillim të viteve 1980-ta, kur Hungaria ishte në vështirësi financiare, qeveria komuniste i lejoi Sorosit të krijonte një fondacion që do të ofronte bursa të hapura dhe do të financonte ngjarje kulturore dhe shkëmbime akademike. Fondacioni i ri filloi të shpenzojë rreth 3 milionë dollarë në vit, duke insistuar – kur ishte e mundur – të mbështesë grupe dhe individë që i testojnë kufijtë e tolerancës politike dhe kulturore.

1986

Mihail Gorbaçov, udhëheqësi i Bashkimit Sovjetik, filloi politika të reja të hapjes dhe ristrukturimit që synonin rigjallërimin e sistemi njëpartiak, i cili ishte para zhdukjes. Në të njëjtin vit, Sorosit iu lejua të hapte një fondacion privat në Poloni, dhe në vitin e ardhshëm 1987, me lehtësimin e kufizimeve, të hapte një zyrë edhe në Moskë.

1989

Rënia e Murit të Berlinit në nëntor shënon kulminacionin e kolapsit gradual të kontrollit komunist që filloi me heqjen e gardhit elektrik me gjatësi 149 milje të vendosur në kufirin midis Hungarisë dhe Austrisë. Udhëtimi i lirë nënkuptonte fund të ekonomive të planit dhe të politikave të Bllokut lindor.

Tani, Sorosi ishte në gjendje të hapë më shumë se 20 fondacione kombëtare në gjithë rajonin, në atë që ai e quan “periudhë e rritjes  shpërthyese”, të mbështetur financiarisht nga suksesi i jashtëzakonshëm i fondit të tij të investimeve, duke krijuar kështu bërthamën e asaj që sot janë Fondacionet e Shoqërisë së Hapur.

Pas vitit 1989, fondacionet e Sorosit në Evropën Lindore dhe Qendrore përballen me sfida shumë më ndryshe. Megjithatë, ato e ndajnë një vizion të përbashkët për nevojën për një marrëdhënie të re, gjithëpërfshirëse midis individit dhe atyre në fuqi, që mbahet përmes fuqisë së grupeve të pavarura të shoqërisë civile. Përkundër sfidave moderne, sot organizatat e shoqërisë civile – shumë prej të cilave u krijuan në vitet e 1990-ta – vazhdojnë të angazhohen për ndryshime progresive në gjithë rajonin. Fondacionet e Shoqërisë së Hapur janë krenare që mund ta vazhdojnë mbështetjen e tyre.

Shoqëria e Hapur

Në vitet e 1980-ta dhe 1990-ta, Xhorxh Sorosi dhuroi miliona dollarë në Evropën Lindore dhe Qendrore në mbështetje të shfaqjes së “shoqërisë së hapur” – një ide e bazuar në filozofinë e Karl Poperit, një mendimtar austriako-britanik, të cilin Sorosi e studioi si i ri në Shkollën e Ekonomisë në Londër. Sipas Sorosit, shoqëritë e hapura karakterizohen me “institucione dhe rregulla që u mundësojnë njerëzve me mendime dhe interesa të ndryshme të jetojnë së bashku në paqe”. E kundërta me këtë, shoqëritë e mbyllura përpiqen t’i kontrollojnë informacionet, ndërsa debatet e hapura i shohin si një kërcënim ekzistencial.

Џорџ Сорос на конференција за печатот во врска со помошта за Босна, Лондон, 12 декември 1992 година.
Xhorxh Sorosi në konferencën për shtyp në lidhje me ndihmën për Bosnjën, Londër, 12 dhjetor 1992.

Sorosi ka një përvojë personale me më të keqen e një “shoqërie të mbyllur”. Ai ishte vetëm 13 vjeç kur nazistët pushtuan Hungarinë në mars të vitit 1944. Atëherë, vetëm për dy muaj, rreth 500,000 hebrenj hungarezë u internuan në kampet e vdekjes: Sorosi dhe familja e tij mbijetuan sepse arritën të fshiheshin. Më vonë, kur Hungaria u vu nën sundimin komunist, Sorosi u nis për në Londër, për të studiuar në Shkollën e Ekonomisë në Londër, para se të shpërngulej në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në vitin 1979, kur e filloi organizatën e tij të parë filantropike, ai e quajti atë Fondi i Shoqërisë së Hapur – paraardhësi i Fondacioneve të sotme të Shoqërisë së Hapur.

Arsimi

Fondacionet ndajnë qindra bursa dhe grante për vizita studimore për ekonomistët, bankierët, mjekët, mësuesit dhe aktivistët e pushtetit lokal, të cilët më parë ishin pothuajse të përjashtuar nga zhvillimet në Perëndim. Midis viteve 1993 dhe 1994, në ish-Bashkimin Sovjetik, Sorosi dha 200 milion dollarë në mbështetje të rreth 30,000 shkencëtarëve të cilëve më parë u ishte shkurtuar financimi zyrtar për hulumtime. Fondacionet nga i gjithë rrjeti financojnë prodhimin e teksteve të reja shkollore, që janë të fokusuara në të menduarit kritik.

Në Shqipëri, fondacioni lokal investoi më shumë se 57 milion dollarë për ta financuar rekonstruksionin e 275 shkollave dhe kopshteve në gjithë vendin, ndërsa programi i ri mësimor që përqendrohet tek fëmija “Hap pas hapi”, e modernizon arsimin parashkollor në gjithë rajonin.

Џорџ Сорос во посета на Програмата „Чекор по чекор“ во Киев, Украина, 1993 год.
Xhorxh Sorosi viziton Programin “Hap pas hapi” në Kiev, Ukrainë, 1993

Në vitin 1992, Sorosi e themeloi Universitetin e Evropës Qendrore, i cili fillimisht u themelua në Pragë, e më pas në Budapest, ndërsa tani me seli në Vjenë, i cili ofron studime pasuniversitare në shkencat shoqërore. Në një kohë kur universitetet tradicionale në rajon ishin duke u liruar nga kontrolli dhe dogma e Partisë Komuniste, Universiteti i Evropës Qendrore u ofronte të rinjve në rajon një perspektivë të re, ndërkombëtare dhe pluraliste. Më shumë se 14.000 studentë kanë mbaruar studimet në Universitetin e Evropës Qendrore, duke përfshirë edhe George Margvelashvili (presidenti i Gjeorgjisë nga vitit 2013 deri në vitin 2018), dy ish-ministra të drejtësisë (Kroaci dhe Rumani) dhe një deputet hungarez.

Mediat e pavarura dhe kultura

Në vitin 1985, Fondacioni hungarez i Sorosit themeloi një Qendër të re për Artet Bashkëkohore në Budapest që punon për të nxitur një shprehje artistike “tolerante”. Deri në vitin 1994 u krijuan më shumë se një duzinë Qendrash të Arteve Bashkëkohore, duke filluar nga Lituania e deri në Moskë, dhe ato ofrojnë hapësirë për shfaqje dhe ekspozita nga artistë lokalë dhe vizitorë, si dhe burime të tjera. Shumë prej tyre sot funksionojnë si sibjekte të pavarura, siç është Fondacioni dhe Qendra e Arteve në Pragë.

Gjatë komunizmit, shteti i kontrollonte në mënyrë efektive të gjitha aspektet e mediave, që nga radio-stacionet e deri te botimi i librave. Fondacionet filluan t’i mbështesin mediat e reja të pavarura përmes granteve për blerjen e pajisjeve për studiot e transmetimit të programit, makinave shtypëse, e madje edhe letrës për shtyp, dhe qendrat e reja për trajnim dhe mundësi për gazetarët. Në Moldavi dhe Rumani, kur qeveritë e rritën çmimin e letrës për shtyp para zgjedhjeve, fondacionet lokale ofruan letër për makinat për shtyp që të vazhdojnë të funksionojnë.

Në Estoni, Rumani, Rusi dhe gjetkë, fondacionet e Sorosit financuan përkthimin e veprave kulmore letrare dhe filozofike në gjuhët lokale, duke u ndihmuar shkollave, universiteteve dhe bibliotekave të blejnë pajisje kompjuterike dhe të vendosin qasje në internet, i cili në ato kohë ishte në fillimet e tij.

Џорџ Сорос (десно) присуствува на отворањето на Ц3, Центарот за култура и комуникации, во Будимпешта, Унгарија, 1996 год.
Xhorxh Sorosi (djathtas) merr pjesë në hapjen e QZ, Qendra për Kulturë dhe Komunikim, Budapest, Hungari, 1996.

“Nga njëra anë, liria është si ajri: njerëzit luftojnë për të vetëm kur nuk e kanë. Kur ekziston, ata e injorojnë atë. Por nga ana tjetër, liria është shumë e ndryshme; nëse nuk kujdeseni për të dhe nëse nuk e mbroni atë, ajo ka prirje për t’u zhdukur.”- Xhorxh Sorosi, 1994.

—————————————————

9 Nëntor 2019