Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Çernobili do të mbahet mend si fatkeqësia më e madhe ekologjike në historinë e kohëve të fundit njerëzore. Më 26 prill të vitit 1986, shpërtheu reaktori në bllokun 4 në termocentralin bërthamor të Çernobilit, me ç’rast u regjistrua 400 herë më shumë rrezatim sesa bomba atomike e hedhur në Hiroshimë.

Një fatkeqësi e tillë ekologjike, në të cilën faktori njerëzor ishte vendimtar, u soll në gjykatë pas një viti, më 8 korrik të vitit 1987. Gjashtë ish-zyrtarë dhe teknikë në termocentralin bërthamor u akuzuan për shkelje të rregullave të sigurisë dhe shkaktimin e aksidentit më të rëndë bërthamor në botë. Shefi i termocentralit bërthamor të Çernobilit dhe dy nga ndihmësit e tij u dënuan me 10 vjet në një kamp pune. Ata u shpallën fajtorë për shkelje të rëndë të rregullave të sigurisë, duke i krijuar kushtet që çuan në shpërthim. Fatkeqësia ekologjike me vendim gjykate la pasoja të mëdha mbi shëndetin e njerëzve. Edhe pas 35 vitesh në qytetin e Pripjatit, ku ndodhet termocentrali bërthamor, ky qytet është i pabanuar për shkak të rrezatimit ende të lartë.

Nevojitet material provues dhe gjendja faktike e vërtetuar që një rast me fatkeqësi ekologjike të përfundojë në gjykatë

Rastet kur fatkeqësitë ekologjike përfundojnë në gjykatë janë të rralla, të paktën në vendin tonë. Edhe pse bëhet fjalë për fatkeqësi shumë më të vogla ekologjike, ato kanë pasoja të mëdha si për shëndetin e njeriut, ashtu edhe për florën dhe faunën.

Sa fatkeqësi ekologjike përfundojnë në gjykatë me vendim gjyqësor në vendin tonë, përgjigje u munduam të marrim nga Inspektorati Shtetëror për Mjedisin Jetësor, nga ku thonë se Ligji për Mbikëqyrjen Inspektuese i ka përshkruar veprimet për procedurat inspektuese, si dhe për procedurat e kundërvajtjes. Në përgjithësi, mangësitë kanë të bëjnë me mungesën e materialit dëshmues, i cili duhet të merret në kohë dhe të njerëzve, gjegjësisht inspektorëve, të cilët duhet të veprojnë.

Në fjalorin juridik, që një çështje të përfundojë në gjykatë, duhet të ketë material dëshmues në procedurë, si dhe gjendje faktike të vërtetuar.

“Përpara se një çështje të mbërrijë tek organet gjyqësore, ka një procedurë zgjidhjeje, gjegjësisht sanksion-gjobë me urdhërpagesë. Nëse inspektori konstaton një shkelje për të cilën parashikohet urdhërpagesë, ai përgatit një urdhërpagesë të tillë dhe nëse kundërvajtësi dëshiron ta paguajë atë brenda afatit të përcaktuar ligjor, do ta paguajë vetëm gjysmën e shumës. Nëse nuk dëshiron ta paguajë, inspektori fillon procedurë kundërvajtëse pranë Komisionit për Kundërvajtje pranë MMJPH-së dhe ai vendos në procedurë të mëtutjeshme”., tha ushtruesi i detyrës së drejtorit të Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit Jetësor, Sreten Stojkovski.

Për kategorinë e tretë të veprave sipas Kodit Penal janë paraparë gjoba më të larta prej 100.000 euro në kundërvlerë në denarë dhe për to fillimisht përpilohet procesverbal për ndërmjetësim dhe nëse personi juridik nuk dëshiron të shkojë në ndërmjetësim në Komisionin për Ndërmjetësim pranë MMJPH-së, atëherë çështja i dërgohet gjykatës kompetente ku është kryer vepra dhe ai vendos në procedurë të mëtutjeshme. Nëse kërkohet ndërmjetësim, Komisioni për Ndërmjetësim pranë MMJPH-së vendos për procedurën e mëtejshme.

“Janë proceduar ato lëndë që kishin dokumentacion të plotë faktik të vërtetuar, p.sh. Për “Liberti” – Shkup, “Masllodajna” – Veles, “Tehnikal Tekstajll” – Shtip”, thotë ushtruesi i detyrës së drejtorit, Stojkovski.

Inspektorët komunal nuk kanë kompetencë të marrin mostra

Me rastin e marrjes së mostrave nga ujërat e ndotura, asnjë inspektor në nivel qendror apo lokal nuk ka të drejtë të marrë mostra, thonë nga Inspektorati. Në përputhje me ligjet, kjo procedurë kryhet nga laboratorë të akredituar për mjedis jetësor me akreditim nga Instituti i Akreditimit i RMV-së, duke e respektuar standardin ndërkombëtar ISO17025.

река Брегалница
lumi Bregallnicë

“Kompetencat e inspektorëve në të dy nivelet janë të ndara sipas ligjeve dhe për subjekte të caktuara vepron inspektori lokal, e për disa të tjera inspektori shtetëror i mjedisit. Problemi është se një pjesë e madhe e komunave në RMV nuk kanë inspektor të caktuar në komunë dhe nuk mund ta zbatojnë efektivisht legjislacionin për të cilin kanë juridiksion dhe ky është problemi i tyre dhe i Këshillit Inspektues, i cili koordinon me puna e shërbimeve të inspektimit në të gjithë vendin, se si do të organizohet puna në të ardhmen”, thotë ushtruesi i detyrës drejtor i Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit Jetësor.

Nga atje shtojnë se një nga problemet është edhe mungesa e laboratorëve të mjaftueshëm në vend për testime në rastet e incidenteve ekologjike, veçanërisht për ujërat e zeza dhe ajrin me qëllim të zbulimit të shpejtë dhe marrjen e mostrave.

“Natyrisht që duhen kërkuar zgjidhje për tejkalimin e këtyre problemeve, shpresojmë që gjatë vitit 2022 Laboratori Shtetëror të funksionojë për disa metoda të akredituara për ujin, ajrin dhe zhurmën dhe do të mund të përdorim shërbimet e tij për zbatimin më të shpejtë dhe më efikas të legjislacionit. “ – shton ushtruesi i detyrës së drejtorit, Stojkovski.

lumi Bregallnicë

Në rast të një incidenti ekologjik në një komunë, në varësi të situatës së caktuar dhe situatës fillestare të konstatuar, si dhe llojit të personit juridik për të cilin një inspektor duhet të dalë në terren, nga Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësor thonë se ekziston ndarje në Inspektorë shtetërorë dhe komunalë për mjedisin jetësor, ndërsa për menaxhimin e ujërave dhe natyrën, inspektorët janë vetëm në nivel qendror.

Numri i inspektimeve mbikëqyrëse gjatë vitit varet nga metodologjia evropiane e vlerësimit të rreziqeve

Maqedonia Lindore ka mungesë të personelit inspektues, gjegjësisht në këtë rajon funksionojnë vetëm dy inspektorë shtetërorë të mjedisit jetësor, por ushtruesi i detyrës së drejtorit thotë se në periudhën e ardhshme kjo situatë mund të ndryshojë. Kjo varet nga metodologjia evropiane e vlerësimit të rreziqeve kur planifikohet numri i inspektimeve mbikëqyrëse gjatë vitit.“Në realizim e sipër është pranimi i dy këshilltarëve-inspektorë për mjedisin jetësor për Kumanovën dhe Velesin. Sipas numrit të personave juridikë në këtë rajon dhe me pranimin e këtyre dy inspektorëve me ndihmën e drejtuesve të sektorëve për mbikëqyrje inspektuese në mjedisin jetësor dhe natyrë dhe menaxhimin e ujërave, ky numër do të ishte i mjaftueshëm, natyrisht me pranimin e inspektorëve të rinj për mjedisin jetësor nga viti 2023. Tre inspektorë të rinj të ujit dhe një inspektor i ri i natyrës janë planifikuar për vitin 2022 dhe këta janë vetëm në nivel shtetëror dhe do të hyjnë në një proces trajnimi me kolegët e lartë për të siguruar zbatimin efektiv të legjislacionit” thotë ushtruesi i detyrës së drejtorit, Stojkovski.

Edhe pse shumë shpesh jemi dëshmitarë të fatkeqësive ekologjike, të cilat janë një problem serioz për shëndetin e njeriut, si dhe për mbijetesën e florës dhe faunës, shumë rrallë incidentet e tilla ekologjike përfundojnë në gjykatë. Inspektorati thotë se çdo gjë që është në kompetencën e ISHMJ-së, kryhet siç duhet si procedura inspektuese dhe kudo që ka pasur gjendje faktike të konstatuar nga një inspektor i cili sipas ligjit për mbikëqyrjen inspektuese është i pavarur në kryerjen e procedurave, janë iniciuar procedura të caktuara në kuadër të procedurës inspektuese, kundërvajtëse, gjegjësisht penale. Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit Jetësor thotë se inspektorati së bashku me Qendrën për Hulumtime dhe Analiza Juridike në kuadër të platformës www.ekoloskapravda.mk është themeluar një grup i posaçëm pune për procesimin e veprave penale në mjedisin jetësor me qëllim të bashkëpunimit më efikas me të gjitha institucionet kompetente rregullatore.

река Брегалница
lumi Bregallnicë

“Për herë të parë krimi ekologjik përfshihet në Strategjinë kombëtare për vlerësimin e rreziqeve nga krimi i organizuar, e cila është përgatitur nga Byroja e Sigurisë Publike, e në përgatitjen e seksionit për krimin ekologjik, ISHMJ-ja ka marrë pjesë me përfaqësuesin e saj. Gjithashtu, së bashku me Shoqatën e Prokurorëve Publikë të RMV-së, ISHMJ-ja, tashmë 4 vite është pjesë e Rrjetit Evropian të Prokurorëve të Mjedisit Jetësor dhe synimi ynë është të trajnojmë prokurorë dhe gjyqtarë në të 4 rajonet e apelit së bashku me Akademinë për Gjyqtarë dhe Prokurorë Publikë, për zgjidhjen më të mirë të lëndëve nga kjo fushë”, tha Stojkovski.

Shoqatat ekologjike për katastrofat ekologjike

Shoqatat ekologjike dhe organizatat qytetare janë shumë të zëshme kur bëhet fjalë për katastrofat ekologjike të shkaktuara nga vetë njeriu, i cili madje edhe me vetëdije e shkakton katastrofën ekologjike pa menduar për zonën e gjerë përreth. Konkretisht, për incidentin me zbardhjen e lumit Bregallnicë është duke u zhvilluar proces gjyqësor, i cili ka një vit që nuk mund të fillojë dhe fillimi vazhdimisht shtyhet. Shoqata Ekologjike e Maqedonisë (SHEM) thotë se janë duke i përcjellë të gjitha fatkeqësitë ekologjike për të cilat janë informuar, veçanërisht nëse autoritetet përkatëse do t’i ndërmarrin hapat e duhur.

река Брегалница
lumi Bregallnicë

“Në rastin e lumit Bregallnicë ka qenë një ekip adekuat inspektues që ka dalë në terren dhe ne vetëm mund të monitorojmë se si po kryhet procedura. Në rastet kur SHEM-ja ka kapacitet të veprojë ose të ofrojë mbështetje, ne përpiqemi ta komunikojmë këtë dhe të bashkëpunojmë, por jo gjithmonë kemi njohuri të mjaftueshme për temat mbi të cilat mund të ndodhin fatkeqësitë ekologjike”, deklaroi Nenad Petrovski nga SHEM-ja.

Kafshët e egra problem i fatkeqësive ekologjike dhe krimit ekologjik Petrovski është koordinator i projekteve që kanë të bëjnë me studimin dhe mbrojtjen e shkabave në Maqedoni. Ai po flet për një fatkeqësi ekologjike paksa të ndryshme që është në sferën e asaj ku ai punon, mbijetesa e shkabave si rezultat i ushqimit si kërcënim më i madh për to. Gjegjësisht, përdorimi i helmit në natyrë.

Ненад Петровски, координатор на проектите поврзани со проучување и заштита на мршојадците во Македонија – МЕД
Nenad Petrovski, koordinator i projekteve që kanë të bëjnë me studimin dhe mbrojtjen e shkabave në Maqedoni – SHEM

“Pothuajse çdo vit përballemi me incidente ku këta shpend helmohen në mënyrë akute, e disa herë kemi pasur raste që numri i shpendëve të helmuara nga një karrem helmues ka shkuar në më shumë se 10 apo edhe 20 individë, e po ashtu edhe dhelpra, çakej, etj. Kjo vetvetiu do të thotë se është një lloj fatkeqësie ekologjike, sepse ngjarje të tilla çojnë në ndryshime të mundshme kaskaduese përgjatë gjithë zinxhirit ushqimor dhe në mënyrë të pashmangshme edhe të ekosistemit. Duke pasur parasysh se përdorimi i helmit në natyrë është vepër penale, në punën time shpeshherë lind nevoja që të thërras autoritetet shtetërore përgjegjëse për luftimin e krimit, si dhe shërbimet e inspektimit” – thotë Petrovski.

Megjithëse nuk ka përvojë me fatkeqësitë ekologjike në shtretërit e lumenjve, ai flet për një fatkeqësi tjetër, me helmimin e kafshëve të egra. Petrovski thotë se deri më tani asnjë rast i vetëm i një kafshe të egër të helmuar nuk ka arritur në seancë gjyqësore.“Deri më tani, asnjë rast i përdorimit të paligjshëm të helmit në natyrë, e as për ndonjë kafshë të egër të helmuar (pavarësisht nëse është e mbrojtur apo jo) nuk ka arritur në seancë gjyqësore. Edhe pse rregullisht përballemi me raste të tilla dhe në të shumtën e rasteve organet shtetërore dalin në terren për inspektim, duket se i gjithë procesi ndalon në prokurorinë publike. Pavarësisht se sa prova janë mbledhur gjatë hetimit fillestar, pothuajse asnjëherë nuk ka hetim dytësor apo urdhër nga prokurori publik për hetim më të detajuar të rrethanave, marrje në pyetje, bastisje etj. Supozohet se ky lloj krimi nuk konsiderohet mjaft i rëndë dhe thjesht nuk arrin të hetohet ashtu siç duhet, ndoshta edhe për shkak të vëllimit të punës me lëndë të tjera që thjesht renditen më lart në “listën prioritare” të sistemit tonë të drejtësisë – thotë Petrovski.

Nenad Petrovski, koordinator i projekteve që kanë të bëjnë me studimin dhe mbrojtjen e shkabave në Maqedoni – SHEM

Sa i përket hetimit cilësor të rasteve që kanë të bëjnë me krimin ekologjike, Petrovski konsideron se ka disa probleme që çojnë në reagimin joadekuat të shërbimeve inspektuese në lidhje me veprat penale kundër kafshëve të egra. Të tilla si trajnimi joadekuat për kryerjen e hetimeve cilësore të rasteve jokonvencionale, reagimi i vonuar ndaj rasteve që ndodhin në vende që janë më të largëta nga vendbanimet e mëdha. Ai beson se kjo ndodh pjesërisht për shkak të numrit të pamjaftueshëm të inspektorëve dhe/ose mungesës së burimeve materiale, si dhe paqartësive në kompetencat e autoriteteve shtetërore.

Kjo storje është pjesë e projektit “Utopi?” Ujëra të Pastër Lindje e Gjelbër” që zbatohet nga “Media Plus”, i financuar nga Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”

Përmbajtja është përgjegjësi e vetme e autorëve dhe e grantmarrësit dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet se i shpreh pikëpamjet dhe qëndrimet e Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni.

Burimi: MEDIA PLUS SHTIP

—————————————————

21 Janar 2022