Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Këshilli për bashkëpunim me dhe zhvillim të sektorit qytetar, me kërkesë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në përputhje me konkluzionet e sesionit të 148 të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, të mbajtur më 30.07.2019, shpalli Thirrje publike për zgjedhjen e tre përfaqësuesve të sektorit qytetar në grupin e punës për përgatitjen e propozim-planit të masave, aktiviteteve dhe dinamikës për zbatimin e procesit të verifikimit (vetingut) të punonjësve të Ministrisë së Punëve të Brendshme. 

Afati për dorëzimin e aplikimeve është më së voni deri më 23 gusht të vitit 2019. 

Thirrjen e plotë si dhe aplikimin për kandidat për përfaqësues mund ta gjeni në këtë link.

Aplikimi me dokumentacionin e plotë duhet të dorëzohet me e-mail në: nvosorabotka@gs.gov.mk.

—————————————————

19 Gusht 2019