Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

I ndjekim rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë për mbrojtjen nga virusi COVID-19 dhe parandalimin e përhapjes së tij dhe përkohësisht e mbyllim zyrën, por vazhdojmë të punojmë nga shtëpia.

Zyra e FSHHM-së do të jetë e mbyllur që nga data 16 mars 2020, por të gjitha aktivitetet rrjedhëse do të vazhdojnë në përputhje me dinamikën e përcaktuar më parë, ndërsa detyra e punës do të kryhen pa ndërprerje nga shtëpia. Mbetemi të disponueshëm në orët e rregullta të punës të FSHHM-së përmes postave tona elektronike (e-mail-eve), të cilat mund t’i gjeni në ueb-faqen tonë në pjesën PËR NE. Me mbështetjen dhe mirëkuptimin e të gjithë partnerëve dhe bashkëpunëtorëve tanë, presim 1ë të gjitha aktivitetet e parapara të kryhen në mënyrë efikase dhe të papenguar.

Në periudhën e ardhshme do ta monitorojmë nga afër zhvillimin e ngjarjeve që kanë të bëjnë me virusin COVID-19, do të veprojmë sipas rekomandimeve të autoriteteve dhe do të jemi të përgjegjshën në aspekt shoqëror duke e ruajtur shëndetin e të gjithë kolegëve tanë, por edhe të familjeve të tyre dhe rrethit të tyre të ngushtë. Zyrat e FSHMM-së do të rihapen në momentin e parë që kushtet do ta mundësojnë këtë.

Ju dëshirojmë shëndet të gjithëve.

#Bëhuipërgjegjshëm #Rrinështëpi #Mbrohu

—————————————————

16 Mars 2020