Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Blueprint: Kërkojmë tërheqjen e Propozim-ligjit për rishqyrtimin e fakteve dhe provave të përdorura në procedurat gjyqësore sepse krijon pasiguri juridike dhe e shkel parimin e sundimit të ligjit

Shkup, 26 prill 2021

 

Më 27 prill 2021 për shqyrtim para Komisionit për Sistemin Politik dhe Marrëdhëniet Ndërmjet Bashkësive të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në leximin e parë është Propozim-ligji për rishqyrtimin e fakteve dhe provave të përdorura në procedurat gjyqësore, i propozuar nga një grup deputetësh. Propozim-ligji krijon mundësi për përsëritjen e procedurës, nëse vendimi i gjykatës nga procedura bazohet në shkeljen e parimit të supozimit të pafajësisë, në janë përdorur biseda nga përgjimi i paligjshëm i sistemeve të komunikimit, nëse është keqpërdorur masën e posaçme hetimore – dëshmitar i mbrojtur, nëse është keqpërdorur sistemi për shpërndarjen e lëndëve gjyqësore (AKMIS) dhe në raste të tjera të fabrikimit ose montimit të fakteve dhe provave.

Grupi për reforma në drejtësi – Blueprint, duke i ndjekur gjendjet aktuale në fushën e drejtësisë, dëshiron ta shprehë shqetësimin e tij në lidhje me këtë propozim-ligj dhe në bazë të argumenteve të bashkangjitura, kërkojmë tërheqjen e tij nga procedura parlamentare për arsyet e mëposhtme.

Para së gjithash, pjesa në të cilën parashtruesi e vlerëson situatën në fushën që do të rregullohet me ligj dhe në të cilën pretendohet se ka një dukuri masive të shkeljeve të mëdha të të drejtave themelore dhe natyrore të njeriut, nuk mbështetet me prova adekuate, ndërsa nga ana tjetër nuk merren parasysh mekanizmat ekzistues ligjorë në aktet kombëtare për mbrojtjen e këtyre të drejtave (Kushtetuta, ligjet, KEDNJ, etj.) . Propozuesi citon si arsye për nevojën e këtij ligji bashkimin e partisë me shtetin, ekzistencën e proceseve të montuara politikisht ose të motivuara politikisht, si dhe ekzistencën e të paraburgosurve apo të burgosurve politikë, por këto janë çështje që nuk do të zgjidhen me këtë ose ndonjë propozim-ligj nëse nuk ka vullnet politik për ta bërë këtë. Është më se e nevojshme të kihet parasysh se ekzistenca e një ligji teorik është i pamjaftueshëm dhe joefikas, dhe se nevojitet zbatimi i tij praktik. Sundimi i ligjit, demokracia, pavarësia dhe paanësia e gjyqësisë, aplikimi i standardeve të shumta për gjykim të drejtë, duke marrë parasysh mekanizmat dhe instrumentet kombëtare tashmë ekzistuese, nuk do të arrihen vetëm me miratimin e këtij ligji. Përkundrazi, ky ligj mund ta komplikojë dhe ta zgjasë procedurën tashmë të gjatë.

Duhet të përmendim se ligji dekurajon miratimin e ligjeve ex-post facto, gjegjësisht ligjeve që do të jenë të vlefshme në mënyrë retroaktive dhe do të vlejnë për raste dhe fakte që kanë ndodhur para miratimit të ligjit, dhe veçanërisht ato që rregullojnë pjesë të materies penale. Sigurisht, kjo nuk do të thotë që ligje të tilla nuk miratohen në asnjë vend (ato përgjithësisht përfaqësohen në formën e amnistisë), por në këtë drejtim nevojitet një shpjegim i përshtatshëm për nevojën së cilës duhet t’i përgjigjet ligji, si dhe pasojat e përgjithshme të që mund t’i ketë ai ligj në sistemin juridik në tërësi, veçanërisht nëse ai praktikisht mund të përdoret pa dallim për çdo kontest gjyqësor të përfunduar dhe për shfuqizimin ose anulimin e të gjitha pasojave dhe të drejtave që kanë dalë nga aktgjykimi i plotfuqishëm. Në këtë drejtim, një Propozim-ligj i tillë për rishqyrtimin e fakteve dhe provave të përdorura në procedurat gjyqësore nuk mund të zbatohet në mënyrë retroaktive, domethënë nuk mund të zbatohet për personat që tashmë janë dënuar me aktgjykim të plotfuqishëm para se të hyjë në fuqi i njëjti ligj siç parashikon ai, që do të thotë se ai mund të zbatohet vetëm për personat që do të dënohen me aktgjykim të plotfuqishëm pas hyrjes në fuqi të tij.

Nga ana tjetër, mund të vërejmë në pjesën Vlerësimi i situatave në fushën që duhet të rregullohet me ligjin dhe arsyet për miratimin e tij, parashtruesi pretendon se “me miratimin e një ligji të tillë nuk krijohet një situatë e mbivendosjes me Ligjin për Procedurën Penale, sepse ky ligj e rregullon të drejtën për të përsëritur procedurën e procedurave të përfunduara me aktgjykim të plotfuqishëm, por vetëm në bazë të provave të zbuluara shtesë të cilat janë bazë për përcaktimin e një situate faktike të ndryshme nga ajo që është përcaktuar në aktgjykim”.

Nëse analizohen dispozitat e Ligjit për Procedurën Penale, vërehet se në thelb, propozim-ligji mbivendoset plotësisht me dispozitat e LPP -së. Konkretisht, neni 449 i LPP-së parashikon përsëritjen e procedurës në favor të të dënuarit, me ç’rast tre nga arsyet themelore për shkak të të cilave procedura penale e përfunduar me aktgjykim të plotfuqishëm mund të përsëritet me mjet juridik të jashtëzakonshëm, janë pikërisht:

Propozuesi i Ligjit nuk jep përgjigje në pyetjen pse instituti ekzistues “përsëritja e procedurës”, i parashikuar në LPP nuk mund t’i zgjidhë problemet e paraqitura në lëndët e tilla dhe cila është vlera e shtuar e propozim-ligjit në këtë drejtim. Prandaj, nuk mund të pajtohemi me pretendimin se një materie e tillë nuk është e rregulluar në ligjin e vendit dhe dispozitat e këtij Propozim-ligji nuk do të jenë në kundërshtim me LPP -në dhe do të donim t’i theksonim dy situata të mundshme:

Propozuesi po ashtu nuk e shqyrton as mundësinë e përsëritjes së procedurës para gjykatave kombëtare kur GJEDNJ-ja konstaton shkelje të nenit 6 të KEDNJ (lidhur me provat ekzistuese, mospranimin e provave të të akuzuarit, dhe vendimi është marrë vetëm në bazë të provave të prokurorisë). Shkeljet e përmendura në nenin  2 të Propozim-ligjit gjithmonë mund t’i nënshtrohet vlerësimit si në gjykatat kombëtare ashtu edhe ato ndërkombëtare (ankesat në bazë të situatës faktike jo të plotë dhe të vërtetuar gabimisht, ku do të vlerësohet situata me prova dhe aplikime të ngjashme para GJEDNJ).

Një problem shtesë në këtë drejtim janë përkufizimet e ndryshme të ofruara në Propozim-ligj, të cilat janë më të përgjithshme sesa ato të ofruara në LPP, kështu që ato mund t’i nënshtrohen interpretimit të ndryshëm dhe të gjerë, veçanërisht në përcaktimin nëse një situatë e caktuar faktike korrespondon me përkufizimin e dhënë në nenet 1 dhe 2 të Propozim-ligjit (shembull “shkelje e së drejtës për paprekshmëri të integritetit fizik dhe moral”). Nga ana tjetër, në nenin 2 të Propozim-ligjit, ku numërohen situata sipas të cilave mund të përsëritet procedura, mund të vërehet se disa prej tyre nuk përbëjnë shkelje thelbësore të procedurës penale sipas përcaktimeve në nenin 415 të LPP-së (për shembull “keqpërdorimi i sistemit n e shpërndarjes së lëndëve gjyqësore (AKMIS)”). Në këtë drejtim edhe Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në disa raste e ka pranuar pikëpamjen se shkeljet e procedurës duhet të kenë efekt në drejtësinë e përgjithshme të procesit në mënyrë që të konsiderohen si shkelje thelbësore për shkak të të cilave procedura mund të përsëritet dhe të ndryshohet vendimi fillestar i gjykatave vendase, gjegjësisht ekzistenca e çdo shkelje të një të drejte të caktuar të mbrojtjes nuk mund të konsiderohet si shkelje thelbësore që ka efekt në rezultatin përfundimtar dhe drejtësinë e përgjithshme të procesit.

Sipas Propozim-ligjit, gjykata grumbullon fakte dhe prova në mënyrë që t’i hetojë në mënyrë të pavarur faktet, por sipas LPP të vitit 2010, gjykata nuk ka më mundësi ligjore, e as operacionale në aspektin e burimeve për të mbledhur prova dhe fakte dhe për të kryer një hetim në mënyrë të pavarur .. Për më tepër, një fuqi, gjegjësisht kompetencë, e tillë hetimore, të drejtat dhe detyrën për të kryer hetim dhe për të mbledhur prova dhe fakte e ka vetëm prokuroria publike dhe policia gjyqësore, e cila është në varësi të prokurorit publik që e kryen hetimin. Gjatë gjithë këtij procesi, sipas LPP-së, gjykata është vetëm një kontrolluese pasive mbi veprimet e palëve dhe siguron që të respektohen të gjitha garancitë dhe të drejtat procedurale të pjesëmarrësve, pa u përfshirë në mënyrë aktive në ndonjë pjesëmarrje në procedurë, pavarësisht në cilën fazë është duke u zhvilluar ajo. Në këtë mënyrë, Propozim-ligji jo vetëm që prezanton dispozita që janë në kundërshtim me LPP-në, por gjithashtu paraqet një detyrim për gjykatat të cilin ato nuk do të jenë në gjendje ta përmbushin për shkak të pengesave ligjore (LPP) dhe faktike (kapacitetet hetimore të transferuara shumë kohë më parë nga gjykata në Prokurorinë Publike). Në këtë drejtim, Propozim-ligji nuk ofron dispozita dhe rregulla të tjera të procedurës së re, garanci procedurale për pjesëmarrjen e personave të prekur, veprimet e gjykatës dhe të ngjashme.

Propozimi thotë se do të trajtohen problemet e materies penale, dhe në të njëjtën kohë i referohet edhe procedurave të tjera gjyqësore, por ka ende shumë elementë që i bëjnë përkushtimet e parashtruesit të paqarta dhe kontradiktore. Sipas Propozim-ligjit, përsëritja nënkupton shfuqizimin e aktgjykimeve të plotfuqishme dhe veprimeve të organeve të tjera shtetërore të ndërmarra në bazë të atyre aktgjykimeve dhe rikthimin e gjendjes fillestare të të drejtave dhe pronës së personave të dënuar. Nuk është e qartë para cilit organ shtetëror dhe si do të përsëritet procedura për veprimet e tij që janë shfuqizuar. Nuk ka përgjigje as në pyetjen nëse aktgjykimet e Gjykatës Supreme të RMV-së mbeten të patrajtuara kur shfuqizohen aktgjykimet e plotfuqishme (një aktgjykim bëhet i plotfuqishëm kur vendoset në bazë të ankesës) dhe çfarë ndodh me vendimet për mjetet juridike të jashtëzakonshme për të cilat vendos Gjykata Supreme e RMV-së. Nuk ka asnjë shpjegim pse një gjyqtar që ka marrë pjesë në një procedurë të mëparshme nuk mund të marrë pjesë në procedurën e përsëritur.

Dispozitat e ligjit parashikojnë një periudhë prej një viti si afat për ushtrimin e së drejtës për të përsëritur procedurën në përputhje me këtë ligj, të llogaritur nga dita e hyrjes së tij në fuqi. Kjo rëndësi e ligjit prej 1 viti e vë në dyshim sigurinë juridike dhe shfaqjen e një qëndrimi diskriminues në qasjen në drejtësi.

Vlerësimi i pamjaftueshëm i ndikimit të rregullores reflektohet gjithashtu në pretendimin se ky ligj nuk do të shkaktojë implikime financiare për buxhetin, por nuk merret parasysh kush do t’i rimbursojë kostot e procedurës dhe të avokatëve të personave që i kanë caktuar vetë ose që u janë caktuar sipas detyrës zyrtare.

Duke pasur parasysh atë që u tha më sipër, Grupi për monitorimin e reformave gjyqësore Blueprint, apelon në të ardhmen të propozohen ligje cilësore të krijuara vetëm në bazë të analizave gjithëpërfshirëse të kryera më parë, vlerësimit të ndikimit rregullator dhe në një proces gjithëpërfshirës të të gjitha palëve të interesuara. Propozim-ligjet duhet të jenë konsekuente dhe të harmonizuara me kornizën ligjore në këtë fushë dhe në fushat e ngjashme dhe të jenë të qarta dhe të kuptueshme për të gjithë, në mënyrë që të shmangen përplasjet me ligjet gjë që krijon pasiguri juridike dhe e shkelin parimin e sundimit të ligjit.

—————————————————

27 Prill 2021