Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut sot parashtroi ankesa deri te Këshilli për etikë në media, kundër portaleve expres.mk dhe vistina.com.mk për shkak të shqetësimit në bazë të gjinisë dhe seksit.

Përkundër të gjitha apeleve që mediat të mos transmetojnë publikime seksiste pa i shqyrtuat ato në mënyrë kritike, disa media dhe gazetarë vetë janë burim i deklaratave shqetësuese dhe mizogjene. Në vend që të luftojnë kundër diskriminimit dhe fenomeneve negative në diskursin publik, ato drejtpërdrejt kontribuojnë në krijimin e një atmosfere që tallet me pjesëmarrjen e grave në jetën publike dhe gratë në përgjithësi. Një raportim i këtillë krijon një mjedis armiqësor dhe poshtërues për të gjitha gratë.

Në profilin e gazetarit Ljupço Zlatev në Facebook mund të lexohet porosi që ishte e dedikuar kundër prokurores speciale Fatime Fetai, që ka për qëllim ta shkelë dinjitetin e saj dhe ta diskreditojë profesionalizmin e saj, duke përdorur fjalimin shovinist dhe mizogjen. Duke e përmendur vendbanimin e saj në një kontekst negativ, me ç’rast potencohet nënshtrimi i grave, “mikroborgjezinë” që gjoja e ka imponuar dhe dhunën, e cila sipas tij është tipike për mjedisin rural, gazetari me gjuhën e tij i diskriminon të gjitha grave që nuk jetojnë ose nuk vijnë nga mjedisi urban. Edhe më shqetësuese është ajo se përveç karakterit rurale të mjedisit, bëhet fjalë për një mjedis në të cilin jeton popullata shqiptare, kështu që Zllatevi bën me dije se dhuna ndaj grave është një praktikë në këto mjedise.

Në vijë të njëjtë janë edhe artikujt në portalet expres.mk dhe vistina.com.mk me të cilat komentohet përbërja e kabinetit të ministres së re të financave. Pas deklaratave të papranueshme të bëra nga zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së me rasitn e zgjedhjes së Nina Angellovskës, këto media postuan komente nënçmuese për Ana Marija Makeskën, koordinatore për mediat sociale dhe marrëdhëniet me publikun në Ministrinë e Financave. Duke e komentuar pamjen e saj fizike me qëllim të diskreditimit të profesionalizmit të saj, ata bëjnë diskriminim ndaj të gjitha grave duke i nënçmuar aftësitë e tyre të punës.

Ne i dënojmë me forcë raportimet e këtilla dhe krijimin e teksteve dhe deklaratave që i vendosin gratë në pozicione vartëse dhe e shkelin parimin e barazisë midis burrave dhe grave.

Ne i kërkojmë Komisionit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi, në përputhje me kompetencat e tij ligjore, të fillojë procedurë për mbrojtjen nga diskriminimi sipas detyrës zyrtare dhe të konstatojë ngacmim në bazë të gjinisë dhe seksit.

Ne i bëjmë thirrje Këshillit për etikë në media dhe Shoqatës së gazetarëve që t’i dënojnë me forcë raportimet e tilla dhe deklaratat e tilla nga gazetarët, si dhe të bëjnë thirrje për respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut.

—————————————————

20 Shtator 2019