Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Rrjeti për mbrojtje nga diskriminimi e përshëndet rekomandimin e Avokatit të Popullit, ku i sugjerohet Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të bëjë revizion të teksteve shkollore të sociologjisë për vitin e dytë për gjimnazet dhe t’i zëvendësojë përmbajtjet kontestuese me tekste të pastruara nga diskriminimi mbi çfarëdo baze. Rekomandimi është inkorporuar në përgjigjen e Avokatit të Popullit, pas parashtesave nga ana e Rrjetit për mbrojtje nga diskriminimi për tekstet shkollore nga sociologjia, të cilat përmbajnë diskriminim mbi bazë të gjinisë, statusit martesor dhe familjar, racës, përkatësisë etnike, statusit shëndetësor dhe social.

Gjatë viteve të kaluara opinioni dhe organizatat qytetare në mënyrë intensive reaguan dhe avokuan për revidimin e plotë të teksteve shkollore për arsimin fillor dhe të mesëm, por institucionet kompetente vazhdimisht e zvarritnin procesin. Duke marrë parasysh se përmbajtjet në tekstet shkollore janë parakusht për emancipim e gjeneratave të ardhshme, është e palejueshme që në ato të promovohen: shovinizmi, pabarazia gjinore dhe diskriminimi.

Në vitin 2019 Ministria e Arsimit dhe Shkencës informoi se tekstet shkollore të sociologjisë nuk janë përfshirë në procesin e revizionit nga viti 2018 dhe prandaj paralajmëroi revizion të njëjtave gjatë vitit shkollore 2020/2021.

Avokati i Popullit informoi se Shërbimi pedagogjik ka shpallur thirrje për formimin e komisionit për dhënien e mendimit pas propozimeve të dhëna për korrigjimin e teksteve shkollore të sociologjisë, pasi që autorët e të dy teksteve kanë përpiluar propozimeve për ndryshimeve të teksteve. Shprehim brengë serioze për mënyrën se si është bërë korrigjimi i përmbajtjeve ekzistuese, për të cilat Avokati i Popullit vërtetoi se janë diskriminuese dhe nga autorët Ministria përsëri kërkon të bëjnë korrigjim. Nga përvojat paraprake me ndryshimin e përmbajtjeve diskriminuese në tekste, autorët shpesh nuk janë sensitiv dhe nuk mund ta njohin perpetuimin e stereotipave dhe të diskriminimit në tekstet të cilat vetë i kanë shkruar. Prej këtu, është e domosdoshme të angazhohen autorë të cilët kanë njohuri bashkëkohore nga fusha dhe të cilët kanë kapacitet që të përpilojnë tekste shkollore cilësore. Te pjesa më e madhe e testeve shkollore fjala është për tekste të cilat tërësisht janë të vjetra dhe jo relevante, që do të thotë se është e pamundur të kemi përmbajtje cilësore dhe bashkëkohore vetëm me ndryshimin e disa paragrafëve.

Bëjmë apel deri te Avokati i Popullit që ta ndjekë zbatimin e rekomandimit me qëllim që të sigurohet se Shërbimi pedagogjik, gjegjësisht Ministria e Arsimit dhe Shkencës si  institucion kompetent, të ndërmarre masa për mënjanimin dhe zëvendësimin e përmbajtjeve kontestuese me tekste adekuate, të cilat do të lirohen nga diskriminimi mbi të gjitha bazat.

Kërkojmë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës që të veprojë në përputhje me kompetencat e veta, të fillojë me modernizimin e përmbajtjeve arsimore, të bëjë revizion të plotë të teksteve shkollore, të cilat përdoren në arsimin fillor dhe të mesëm, si dhe t’i tërheqë nga përdorimi të gjitha tekstet shkollore ku promovohen përmbajtje të dëmshme dhe diskriminuese. Të përkujtojmë se arsimi është fushë kyçe përmes të cilës investohet në kapitalin njerëzor, ndërsa e drejta për arsimim nuk mund të garantohet përmes ofrimit të përmbajtjeve jo cilësore dhe jo relevante. Mungesa e përmbajtjeve cilësore dhe bashkëkohore në arsim është faktori kryesor i cili rezulton me rezultate negative nga hulumtimi i PISA, sipas të cilit nxënësit maqedonas janë në vendin e 11 nga fundi dhe sipas të cilit vetëm Kosova ka rezultate më të këqija nga ne në rajon.

Obligimi për revizion të teksteve shkollore është paraparë në Programin e Qeverisë për periudhën 2017-2020, ndërsa komitetet e OKB dhe Komisionit Evropian disa herë rekomanduan dhe kërkuan nga shteti që ta heqin stigmën dhe diskriminimin nga përmbajtjet arsimore.