Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Më 21.10.2020 u mbajt mbledhja e Komisionit për çështje evropiane dhe Komisionit ligjdhënës-juridik të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku në rend dite ishte Propozim-Ligji për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi, më saktë leximi i tij i dytë dhe shqyrtimi i amendamenteve të parashtruara. Nga amendamentit e parashtruara asnjë nuk u miratua. Një nga amendamentet ishte edhe amendamenti i Nenit 18 të parashtruar nga deputetët  Maja Moraçanin dhe Mirosllav Bogdanovski, ndërsa për të cilin avokonte Rrjeti për mbrojtje nga diskriminimi.

 

Rrjeti për mbrojtje nga diskriminimi me keqardhje e pranoi lajmin se amendamenti i Nenit 18 nuk u miratua dhe e dënon ashpër vendimin e deputetëve nga pushteti që nuk e mbështetën. Me amendamentin e nenit 18 rregullohet zgjedhja e anëtarëve të Komisionit për mbrojtje nga diskriminimi, qëllimi i të cilit është të sigurohet pavarësia e Komisionit, transparenca dhe procedura inkluzive për zgjedhje, që është në pajtim me të gjitha standardet rekomandimet ndërkombëtare, si dhe me mendimin e Komisionit të Venecias.

Mbetet pyetja e pa përgjigjur pse partitë e koalicionit në pushtet u pengon mënyra më transparente e zgjedhjes dhe emërimi i anëtarëve të Komisionit për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi (KPMD), duke pasur parasysh se deputetët e PDM (DOM) dhe deputetët opozitar e njohën dhe e mbështetën nevojën nga ndryshimi i Nenit 18, vendimin e të cilëve e përshëndesim.

Nenin 18 të cilin e propozuam, së pari u pranua dhe u propozua nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, por Qeveria e refuzoi dhe e miratoi Propozim-Ligjin me tekstin e njëjtë, i cili u miratua në vitin 2019 pa dhënë sqarim, ndërsa vendimin e të cilit po ashtu e  dënojmë ashpër.

Si Rrjet dërguam kërkesë deri te të gjithë deputetët që të propozojnë dhe ta mbështesin amendamentin e nenit 18, me të cilin procedura do të rregullohet sipas shembullit të procedurës për zgjedhje të anëtarëve të Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit. Po ashtu, Rrjeti për mbrojtje nga diskriminimi parashtroi kërkesë për diskutim publik deri te Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Komisioni për çështje evropiane, bashkë me Komisionin për mundësi të barabarta organizuan takim me shoqatat lidhur me Komisionin për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi më 20.10.2020, ku Rrjeti për mbrojtje nga diskriminimi, shoqatat tjera dhe ekspertët nga fusha me argumente e arsyetuan nevojën për amendamentin e Nenit 18.

Këtë amendament e propozuam pasi që përbërja paraprake e Kuvendit nuk arriti t’i zgjedhe anëtarët e KPMD, ndërsa mediat raportuan se partitë nuk mund të arrijnë marrëveshje partiake në Komisionin për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve.

Kemi frikë se me mosmiratimin e amendamentit të Nenit 18 do të vërtetohen dyshimet tona dhe zgjedhja e anëtarëve të KPMD do të varet nga marrëveshja partiake, e jo nga cilësia dhe shërbimet e kandidatëve, pasi që shoqatat e qytetarëve dhe mediat nuk do të mund drejtpërdrejtë të marrin pjesë në procedurën për zgjedhje.

Kërkojmë nga deputetët që ta miratojnë Ligjin për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi dhe t’i zgjedhin anëtarët e KPMD që sa më shpejt, në mënyrë që t’i demantojnë dyshimet tona dhe të zgjedhin anëtarë profesionistë të Komisionit, të cilët kanë përvojë, njohuri dhe përkushtim ndaj jodiskriminimit dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, e jo kuadro partiake.

—————————————————

23 Tetor 2020