Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

KOVID-19 nuk zgjedh se kë do të infektojë, nuk diskriminon, por pasojat – shëndetësore, sociale dhe ekonomike – nuk janë të njëjta për të gjithë. Nuk janë të njëjta mundësitë për zbatimin e masave parandaluese për mbrojtje nga infeksioni, mirëmbajtjen e higjienës, distancës fizike dhe vetë-izolimit, nëse është e nevojshme. Grupet e cenueshme dhe të margjinalizuara të qytetarëve nuk kanë mundësi të barabarta për të mbrojtur ose për t’i përmbushur nevojat themelore të ushqimit, ilaçeve, higjienës dhe strehimit.

Që nga fillimi, pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, aktivistët civilë, të parët dhe deri më tani të vetmit, dolën në terren në vendbanimet rome në territorin e të gjithë vendit. Ata nuk kishin kohë për frikën e tyre nga infeksioni, që nga dita e parë e krizës ata janë në radhën e parë të ndihmësve dhe në komunikim të vazhdueshëm me qytetarët. Ata i vlerësuan nevojat për kujdes shëndetësor, e monitorojnë realizimin e shërbimeve të rregullta për mbrojtje sociale, çdo ditë përpiqen t’i interpretojnë masat e reja, ato të jashtëzakonshme, për të gjetur mënyrën se si do të realizohen këto masa në praktikë.

Mbaroi prilli, muaji i dytë i gjendjes së jashtëzakonshme, dhe jo vetëm që nuk ka përgjigje ndaj masave shtesë parandaluese, por nuk funksionojnë as masat parandaluese tashmë të miratuara, e as sistemi i rregullt i mbrojtjes sociale dhe i realizimit të shërbimeve sociale. Në terren, në Qendrat për Punë Sociale, punonjësit nuk janë të disponueshëm ose mungojnë nga vendet e punës, e diku madje edhe në mënyrë të vrazhdë i dëbojnë njerëzit që u drejtohen atyre për ato që u takojnë atyre.

Kërkesa, me masa shumë konkrete dhe të sakta, të cilat duhet të zbatohen shpejt për të mbrojtur dhe ndihmuar grupet e cenueshme të qytetarëve, janë dërguar në të gjitha institucionet kompetente në RMV – nga Kryeministri, Qeveria, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Punës dhe Politika Sociale, kryetarët e komunave, si dhe në Shtabin Kryesor dhe ata Lokalë Koordinues të Krizës.

Ata ose nuk u përgjigjën ose e deklaruan veten jokompetentë, ose me shkrim, “recituan” atë që shkruhet në ligje dhe dekretet me fuqi të ligjit. Linku deri te kërkesat dhe përgjigjet nga institucionet: https://bit.ly/2yul1Ov

Ndërkohë, shohim fotografi dhe njoftime nga Kryeministri dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë që promovojnë donacione në ushqim, higjenë dhe pajisje mbrojtëse. Sigurisht, çdo ndihmë dhe mbështetje është e mirëseardhur, por ne duam të shohim se çfarë po bën shteti, me çfarë strategjie (nëse ka të tillë) do ta lehtësojë këtë periudhë, por edhe se si planifikon të përmirësojë jetesën e mëtejshme të grupeve të prekshme të qytetarëve. Masat e miratuara nuk janë të mjaftueshme për t’u përballë me krizën shëndetësore dhe sociale, as me krizën e ardhshme ekonomike, ku masat për këto grupe qytetarësh nuk janë parashikuar fare.

Të dashur miq nga institucionet, ju ftojmë – në vend që të vazhdoni margjinalizimin dhe thellimin e dallimeve strukturore, të shfrytëzoni krizën si një mundësi për ndryshime, një mundësi për të krijuar një normalitet të ri në të cilin do të krijoni politika për të kapërcyer dallimet strukturore që janë shkaku i pabarazisë dhe me seriozitetit do t’i qaseni formulimit të masave për ristrukturimin e burimeve dhe shpërndarjen e tyre të barabartë. Për këtë qëllim, organizatat e shoqërisë civile aktive në këtë fushë kanë kapacitete, njohuri dhe përvojë dhe në çdo kohë janë të gatshme të marrin një pjesë aktive në krijimin e përbashkët të një realiteti të ri.

Me respekt,

Asociacioni për Iniciativa Demokratike, Gostivar;

Asociacioni për zhvillimin demokratik të romëve SONCE, Tetovë;

Asociacioni për edukim shëndetësor dhe hulumtim HERA;

Zëri kundër dhunës  – Rrjeti kombëtar kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje;

Organizata edukative-humanitare EHO, Shtip;

Shoqata “Doverba”, Kumanovë;

Shoqata “Punonjësi i Denjë”, Prilep;

Shoqata për emancipim, solidaritet dhe barazi të grave – ESE;

Shoqata për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve;

Shoqata për Zhvillim Lokal “AKSION PLUS”, Resnjë;

Shoqata për mbështetjen e personave që jetojnë me HIV – “Së bashku më të fortë”;

Shoqata për mbështetjen e punëtorëve të margjinalizuar Star-Star;

Shoqata për të drejtat e romëve, Shtip.

Shoqata për Edukim Ligjor dhe Transparencë “STANICA P.E.T.”, Prilep;

Shoqata për zhvillimin dhe avancimin e komunitetit rom “ROMANO ÇAÇIPE”;

Shoqata për Zhvillim Rural – Grupi Aksional Lokal Agro Lider – Krivogashtani;

Shoqata INKA, Strugë;

Shoqata Multikultura;

Shoqata e qytetarëve “LJUBEZNOST”;

Shoqata e juristëve romë – Shkup;

Shoqata e punëtorëve të arsimit dhe mbrojtja e të drejtave të Gratë dhe fëmijëve romë “LIL”;

Shoqata e Qendra Afariste Informative Rome e Maqedonisë – ShQAIRM;

Shoqata Forum – Qendra për Hulumtime Strategjike dhe Dokumentim;

Shoqata HOPS – Opsione për jetë të shëndoshë Shkup;

Shoqata Qendra për Edukim dhe Trajnim ACTIVE LIFE, Tetovë;

ZLUKR Art  Ekuilibrium , Gjevgjeli;

“IZBOR”, Strumicë; Iniciativa për Zhvillimin Ekonomik të Romëve;

Iniciativa e grave nga Shuto Orizari;

Instituti për Demokraci Societas Civilis – Shkup;

IRIZ Iniciativa për zhvillimin dhe inkluzionin e bashkësive;

Koalicioni të drejtat seksuale dhe shëndetësore të bashkësive të margjinalizuara MARGINI Shkup;

Koalicioni Të gjithë për gjykim të drejtë;

Koncept Plus;

Shoqata e Juristëve të Rinj të Maqedonisë;

Media Plus, Shtip;

Aleanca Rinore, Tetovë;

Qendra kulturore rinore – Manastir;

Forumi arsimor rinor:

Rrjeti për Mbrojtjen nga Diskriminimi;

Qendra kombëtare e romëve, Kumanovë;

OJQ-ja KHAM – Dellçevë;

PROFICIO – toleranca multietnike përmes prosperitetit ekonomik;

Reaktor – Hulumtimi në aksion;

Koalicioni Rural, Kumanovë;

RTZ Hajat OJQ Strumicë;

Lidhja e Shoqatave për Zhvillimin Rural, Rrejti i Grupeve Aksionale Lokale, Krivogashtani;

Transparency International – Maqedoni;

Fondacioni IDEA Evropa Juglindore;

Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni;

Fondacioni CEED Maqedoni;

Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut;

Shoqata e Bamirësisë Humanitare “E SHENJTA NËNË TEREZA”, Kumanovë;

Qendra për Gazetari Hulumtuese SCOOP Maqedoni;

Qendra për arte bashkëkohore.

—————————————————

5 Maj 2020