Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Gjatë ditës së djeshme, mediat raportuan se ushtruesi i detyrës kryetar i Gjykatës Supreme, në momentin e pranim-dorëzimit të detyrës në zyrën e ish-kryetarit të Gjykatës Supreme, Jovo Vangellovski, gjeti tridhjetë lëndë të vjetra, për të cilat ishin marrë vendime, një pjesë e të cilave ishin të nënshkruara, e një pjesë jo. Sipas informatave të siguruara, një pjesë e madhe e lëndëve tani janë zgjidhur, mirëpo ka edhe lëndë të cilat janë vjetruar absolutisht. Për këtë situatë u informua edhe Këshilli Gjyqësor. Kryetari i Këshillit Gjyqësor Kiro Zdravev, thotë se ata e kanë informuar Komisionin kundër korrupsionit, por edhe Prokurorin Publik Republikan, Ljubomir Joveski, për lëndët e gjetura në sirtar te ish-kryetari i i Gjykatës Supreme, Jovo Vangellovski. Me marrjen, gjegjësisht mosmarrjen e veprimeve konkrete nga ana e ish-kryetarit të Gjykatës Supreme, është shkelur e drejta e gjykimit brenda afatit të arsyeshëm për palët në këto lëndë.

Grupi Blueprint për reforma në gjyqësi i bën apel PP-së që t’i hetojë seriozisht indikacionet për keqpërdorim të detyrës zyrtare (neni 353 i KP-së) dhe punës së papërgjegjshme në detyrë (neni 353-c i KP-së) nga ana e Vangellovskit, e në lidhje me pengimin e drejtësisë (neni 368-a i KP-së). Në një situatë kur niveli i besimit të qytetarëve në gjyqësi është në nivel të ulët, duke i marrë parasysh edhe bisedat nga komunikimet e përgjuara në mënyrë të paligjshme, e të cilat vërtetuan se një grup i caktuar gjyqtarësh dyshohet për korrupsion politik, sepse ata kanë punuar në dobi të elitës politike në pushtet, është e nevojshme të vendoset një praktikë e përgjegjësisë penale dhe ndëshkimit të bartësve të funksioneve për veprat penale kundër drejtësisë.

Për t’i shqyrtuar opsionet për avancimin e pavarësisë së gjyqësisë, dhe për ta përjashtuar mundësinë për ndikim politik në vendimmarrje, Grupi Blueprint ka përgatitur një Dokument për politika publike – Procesi i vetingut në gjyqësinë e Republikës së Maqedonisë Veriore, gjendet në këtë link.

 

 

—————————————————

23 Janar 2020