Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni më shumë se 27 vite punon me përkushtim për krijimin e një shoqëri dinamike dhe tolerante, në të cilën qytetarët janë të vetëdijshëm dhe aktivë, ndërsa autoritetet llogaridhënëse, një shoqëri në të cilën të gjithë do të kenë të drejta dhe mundësi të barabarta, shoqëri në të cilën respektohet mendimi i ndryshëm, si dhe kultivohet dhe zhvillohet mendimit kritik.

Mbështetja jonë shumëvjeçare për zhvillimin e shoqërisë civile dhe proceseve demokratike në vend ka për qëllim përfundimtar të promovimin e vlerave të shoqërisë së hapur dhe ajo do të vazhdojë edhe më tej, pavarësisht se cila parti apo garniturë politike është në pushtet. Vlerat, angazhimet dhe puna jonë nuk varen dhe nuk do të lejojmë që të varen nga dëshirat dhe ambiciet e individëve ose grupeve politike, si dhe deklaratat e papërshtatshme për diskreditimin dhe etiketimin e organizatave të shoqërisë civile.

Fondacioni, nëpër të gjitha trazirat dhe krizat që u përball që nga viti 1992, kur vendi u përball me kufij të mbyllur, duke vazhduar në vitet në të cilat ishte i ekspozuar përndjekjes, deri në krizën e fundit shëndetësore, i vë në dispozicion të gjitha burimet e tij, dhe e gjithë kjo me qëllim të promovimit të shoqërisë së hapur dhe vlerave të saj. Nga viti 1992 e deri më sot Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni vazhdimisht investon në demokratizimin e shoqërisë së Maqedonisë dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve, duke i rezistuar të gjitha përpjekjet e shumta të deritanishme për diskreditim dhe etiketim deri më tani.

Puna jonë i ka rezistuar dhe do t’i rezistojë provës së kohës. Prandaj, ne do të vazhdojmë të jemi të përkushtuar për promovimin e vlerave të shoqërisë së hapur, do t’i monitorojmë nga afër autoritetet dhe njoftojmë me zë të lartë, për të korrigjuar politikat dhe veprimet e tyre të gabuara që do t’i rrezikojnë proceset demokratike. Ne vazhdojmë të mbështesim shoqërinë civile me qëllim të forcimit të sundimit të ligjit, të respektimit dhe të mbrojtjes së të drejtave të njeriut, lirisë së shprehjes, angazhimit të të rinjve, zhvillimit të mëtutjeshëm të shoqërisë civile, avancimit të shëndetit dhe arsimit, integrimit të romëve dhe komuniteteve të tjera të margjinalizuara. Inkurajimit të luftës kundër korrupsionit, por edhe qasjes në drejtësi për të gjithë qytetarët në mënyrë të barabartë.

—————————————————

12 Maj 2020