Ne, shoqatat, fondacionet dhe rrjetet e shoqërisë civile, të e nënshkruara më poshtë, shprehim mbështetjen tonë për prioritizimin e barazisë gjinore dhe mbrojtjen nga diskriminimi dhe dhuna në propozim-konceptin për reforma në arsimin fillor. Integrimi i çështjeve gjinore në arsimin fillor padyshim që do të ketë një ndikim afatgjatë në zvogëlimin e stereotipeve gjinore tek fëmijët dhe në ndërtimin e një shoqërie gjithëpërfshirëse dhe më të drejtë që është me interes kombëtar për shumicën e qytetarëve.
Duke marrë parasysh që analiza të shumta të teksteve shkollore nga arsimi fillor, i mesëm dhe i lartë treguan praninë e stereotipeve gjinore dhe narrativeve diskriminuese, si dhe mungesën e plotë ose relative të grupeve të caktuara shoqërore (grave, personave me aftësi të kufizuara, grupeve etnike, LGBTI, etj.), e mirëpresim fokusin e konceptit të ri në tejkalimin e këtyre problemeve të mëdha në prodhimin e njohurive dhe aftësive në kuadër të procesit arsimor.
Futja e një lënde zgjedhore për edukimin seksual, siç parashikohet nga koncepti i ri, do të kontribuojë më tej në informimin më të madh të të rinjve për barazinë njerëzore, mbrojtjen nga dhuna dhe zvogëlimin e diskriminimit. Të rinjtë do të përqendrohen më shumë në mësimin logjik në vend të mësimit faktografik, do të kenë mundësi për diskutim, vetë-reflektim, nxjerrjen e përfundimeve përmes ndërveprimit, punës ekipore dhe hapjes ndaj tregimeve dhe përvojave të njerëzve të tjerë. Kështu, të rinjtë do të mësojnë ta marrin parasysh si mendimin dhe nevojat e të tjerëve ashte edhe mendimin dhe nevojat e veta, do të jenë empatikë dhe të hapur ndaj diversitetit.
Rezultatet e fundit të Studimit mbi sjelljet e lidhura me shëndetin tek fëmijët e moshës shkollore nga Maqedonia e Veriuttregojnë se fyerja, ofendimi dhe bërtitja e emrave nënçmues me qëllim të shkaktimit të dëmit është një sjellje e zakonshme midis nxënësve në shkollat tona. Ngacmimi fillon në moshën 11 vjeçare, e madje edhe më herët, ndërsa kulmin e arrin në moshën 13 vjeçare, dhe ka tendencë të bjerë edhe më poshtë. E gjithë kjo ndikon në jetën dhe shëndetin e të rinjve, të cilët sipas këtij studimi përjetojnë disponim të keq dhe ndjenja trishtimi dhe dëshpërimi që rriten me moshën, ndërsa mendimet vetëvrasëse dhe planifikimi i vetëvrasjeve janë gjithashtu të pranishme dhe në vend që të zvogëlohen, ato përparojnë me moshën.
Javët e fundit, kemi qenë dëshmitarë të njoftimeve publike të disa aktoreve femra në lidhje me ngacmimet seksuale në Serbi, gjë që tregon edhe një herë se gratë janë viktima të dhunës së vazhdueshme me bazë gjinore. Fatkeqësisht, shembuj të tillë hasim gjithnjë e më shpesh, dhe këtë e dëshmon edhe hulumtimi i OSBE -së nga viti 2019 që tregon se madje dy të tretat e grave në rajon kanë pësuar ndonjë formë dhune. Rasti Dhoma publike në Maqedoni na tregoi gjithashtu se sot vajzat po i nënshtrohen gjithnjë e më shumë seksizmit dhe ngacmimit seksual dhe se ekziston një nevojë urgjente për mbrojtjen e tyre sistemike. Gëzon fakti që gratë sot gjithnjë e më shumë inkurajohen të flasin publikisht për dhunën dhe ngacmimin, por shkolla është vendi i duhur për të stimuluar më tej mësimin e barazisë dhe drejtësisë midis grave dhe burrave dhe për mbrojtjen kundër dhunës seksuale.
Më të rrezikuarit nga pabarazitë gjinore janë lehtësisht të dallueshëm tek të prekshmit, të pafuqishmit, ata që janë të privuar nga liritë dhe të drejtat e tyre. Më shpesh janë gra, vajza, të varfër, të ndryshmit dhe ata me gjini atipike, por edhe shumë të tjerë, të fshehur nën vellon e të gjitha llojeve të tjera të pabarazisë. Kjo është arsyeja pse ne e konsiderojmë të rëndësishme, përveç kërkimit të përgjegjësisë për autorët, të shikojmë më gjerë në kushtet socio-politike dhe kulturore të komunitetit, shoqërisë dhe arsimit në të cilat krijohet dhe vazhdon pabarazia.
Mësimi dhe pranimi i identiteteve gjinore do të mundësojë integrim më të mirë të të gjithë nxënësve me gjithë diversitetin e tyre, dhe kështu do të zvogëlohet dhuna dhe ngacmimi me bazë gjinore në shkolla. Fëmijët dhe grupet e cenueshme të të rinjve kanë nevojë për një mjedis të sigurt shkollor, në të cilin të gjithë do të ndihen të mbrojtur dhe të kujdesur në mënyrë të barabartë, pavarësisht nga diversiteti i tyre.
Mësimi për dallimet etnike dhe pranimi i tyre në kushtet e rritjes së diversitetit në shoqëri, si dhe inkurajimi i interkulturalizmit do të kontribuojnë në avancimin e barazisë dhe integrimin e fëmijëve nga kultura, etni dhe identitete të ndryshme. Kapërcimi dhe respektimi i dallimeve etnike është i rëndësishëm kur flasim për përfshirjen në procesin arsimor, dhe është veçanërisht e rëndësishme për zvogëlimin e dhunës mes nxënësve, e cila në vitet e fundit ka shënuar një rritje të rasteve që bazohen pikërish në përkatësinë etnike të nxënësve.
Megjithëse koncepti i ri i arsimit fillor i thekson parimet e barazisë gjinore dhe mbrojtjen nga diskriminimi, ne propozojmë edhe me sa vijon:
- Krijimin e një mekanizmi kombëtar të edukimit gjinor nën kujdesin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës që do t’i monitorojë dhe miratojë planet mësimore dhe tekstet shkollore që do të përdoren në arsim për të garantuar se parimet e barazisë dhe mbrojtjes nga diskriminimi dhe nga gjuha e urrejtjes në aspekt të gjinisë, seksi dhe identitetit gjinor;
- Krijimi i një sistemi të detyrueshëm të edukimit dhe i zhvillimit të karrierës së mësimdhënësve në avancimin e kompetencave të tyre për çështjet gjinore, barazinë dhe mosdiskriminimin përmes programeve të trajnimit të mësimdhënësve në kuadër të Byrosë për Avancimin e Arsimit;
- Ndjekja e rekomandimeve të UNESCO-s në përgatitjen e programeve dhe përmbajtjeve mësimore për edukimin seksual gjithëpërfshirës, i cili propozohet si lëndë zgjedhore falas në arsimin fillor, dhe si zgjerim i njohurive të fituara tashmë në kuadër të përmbajtjeve të rregullta ekzistuese mësimore. Respektimi i praktikave të mira evropiane dhe botërore dhe i standardeve shkencore është një lloj garancie për të siguruar se çështjet e barazisë gjinore, mbrojtja nga diskriminimi dhe dhuna me bazë gjinore bazohen në parimet e të drejtave të njeriut, e jo në ideologjitë e prapambetura gjinore ose populiste;
- Unifikimi i praktikave të grumbullimit të të dhënave për dhunën në shkolla në nivel kombëtar nën kujdesin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, në bashkëpunim me Qytetin e Shkupit dhe sektorët e arsimit të komunave (BNJVL);
- Inkurajimi i interkulturalizmit dhe kapërcimi dhe pranimi i diversitetit etnik në mënyrë që të zvogëlohet dhuna nga bashkëmoshatarët dhe të integrohen të gjithë nxënësit në kuadër të programeve mësimore për arsimin fillor.
Nënshkrues:
- Platforma për Barazisë Gjinore
- Rrjeti për Mbrojtjen nga Diskriminimi
- Zëri kundër dhunës – Rrjeti kombëtar kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje
- Platforma për qëndrueshmërinë e shërbimeve për parandalimin dhe përkrahje në lidhje me HIV
- Platforma Kundër Varfërisë e Maqedonisë
- Rrjeti Kombëtar për Luftë kundër Homofobisë dhe Transfobisë
- Koalicioni i organizatave rinore SEGA
- HERA – Asociacioni për edukim shëndetësor dhe hulumtim
- Koalicioni MARGJINAT
- Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut
- FAR – Forumi arsimor rinor
- FShHM – Fondacioni Shoqëri e Hapur Maqedoni
- HOPS – Opsione për jetë të shëndoshë Shkup
- Aksioni “Zdruzhenska”
- Rrjeti “Stella”
- Reaktor – Hulumtimi në aksion
- KKBGj – Këshilli kombëtar për barazi gjinore në bashkëpunim
- Shoqata Humanitare “Nëna” nga Kumanova
- Shoqata e qytetarëve për promovimin e aktiviteteve të Grave Tiiiiit! Ink.
- Forumi i grave Tetovë
- Organizata e Grave të Komunës së Sveti Nikoles
- FRONTI SUBVERSIV
- RSM TransFormA
- Qendra për Mbështetje e LGBTI
- Shoqata për aktivizëm kulturor dhe mediatik QUEER SQUARE Shkup
- LEZFEM
- Equalis
- Shoqata për Mbështetje dhe Zhvillim – “Humanost”
- SOS Fshati i fëmijëve, Maqedonia e Veriut
- Shoqata e Shoqërisë Multietnike për të Drejtat e Njeriut – Shtip
- Bella Vista – Instituti për Zhvillim të Qëndrueshëm Rural dhe Rajonal
- Sumnal – Shoqatës për zhvillimin e komunitetit rom
- AZhDR “Sonce” – Tetovë
- Shoqata “Global”
- Fondacioni për Debat dhe Edukim, IDEA, Evropa Juglindore
- KHAM – Dellçevë
- Romano Çaçipe – Shoqata për Zhvillimin dhe Promovimin e Komunitetit Rom
- QKR – Qendra kombëtare e romëve
- Shoqata Qendra për mbështetje arsimore “Dendo vas” nga Shkupi.
- IRIZ – Iniciativa për zhvillimin dhe inkluzionin e bashkësive
- Romalitiko – Instituti për hulumtim dhe analizë të politikave
- Shoqata e punëtorëve të arsimit dhe mbrojtja e të drejtave të grave dhe fëmijëve romë LIL
- Asociacioni rom për gratë dhe të rinjtë “LULUDI”
- Ambrela – Qendra për Integrim
- Stacioni P.E.T.
- Vizioni Kavadar
- Organizata e grave – Veles
- Organizata e grave – Shkup
- Korteks Tetovë
- OJQ “Info Qendra”
- Shoqata e Juristëve të Rinj të Maqedonisë
- Takt
- Shoqata për Barazi Gjinore – Njëra mundet
- Aksioni i Grave – Radovish
- Qendra e Krizave – Shpresa
- Iniciativa qytetare e grave, “KLEA”, Manastir
- Shoqata për mbështetjen e personave që jetojnë me HIV – “SË BASHKU MË TË FORTË”, Shkup
- Shoqatë EGAL– Barazi për homoseksualët dhe lesbiket, Shkup
- Shoqata për mbështetjen e punëtorëve të margjinalizuar- STAR-STAR, Shkup
- Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut
- Opsioni Ohër, Ohër
- Zona – Kavadar
- HELP – Gostivar
- Klubi Rinor – Shtip
- Shoqata për këshillim, shërim, riintegrim dhe risocializim të personave të varur nga substancat psikoaktive IZBOR, Strumicë
- Shoqata për mënyra jetese të shëndetshme PULS – Kumanovë
- Qendra për Zhvillimin e Shoqërisë Civile Via Vita – Manastir
- Shoqata “Doverba”- Shkup
- IDNj – Instituti për të Drejtat e Njeriut
- Organizata e grave nga Strumica
- JADRO – Shoqata e skenës kulturore të pavarur
- HKSh “Qendra Jadro”
- Shoqata – Hapësira e projektit “Press to Exit”
- Lokomotiva – Qendra për iniciativa të reja në art dhe kulturë
- Shoqata për Letërsi, Kulturë dhe Art – Galikul
- Shoqata e Artistëve, Qendra Kulturore Media Artes – Ohër
- Shoqata e Nëpunësve Publikë të së Maqedonisë së Veriut
- ZMAI – Shoqata për Hulumtime dhe Analiza
- Koalicioni Rural
- Shoqata Fakulteti për gjërat që nuk mësohen
- Shoqata Kombëtare për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Demokraci – KORD Shkup
- Qendra për iniciativa sociale Shpresa – Shkup
- Iniciativa qytetare e grave ANTIKO
- Organizata e grave të Qytetit të Shkupit
- Koalicioni Të gjithë për gjykim të drejtë
- Qendra për Hulumtime dhe Analiza Juridike
- Qendra për Dialog Ndërkulturor – QDN Kumanovë
- Qendra për Hulumtime dhe Analiza NOVUS Strumicë
- Qendra për Aktivizmin Rinor – Krik
- Fondacioni për Zhvillim Lokal dhe Demokraci Fokus – Veles
- Shoqata e të rinjve “Kreativ”
- Sky Plus Strumicë
- EHO organizata edukative-humanitare
- Sh.Q. Koncepti Qytetar NEXUS – Shkup
—————————————————
1 Shkurt 2021