Organizatat e shoqërisë civile të cilat, që nga shpallja e pandemisë, bashkëpunojnë dhe u ndihmojnë drejtpërdrejt banorëve të Komunës së Shuto Orizarit në baza ditore, janë seriozisht të shqetësuara për mungesën e mbrojtjes shëndetësore bazë për 4.000 të rritur dhe 1.200 fëmijë në këtë komunë. Prandaj, ata përsëri i bëjnë kërkesë Ministrisë së Shëndetësisë, Ministrit Venko Filipçe dhe Fondit për Sigurim Shëndetësor që të zbatojnë:
- Procedurë urgjente për emërimin e mjekëve të rinj amë në komunën e Shuto Orizarit, të cilët do të ofrojnë mbrojtja primare shëndetësore për të gjithë qytetarët të cilët, për shkak të daljes në pension të dy mjekëve amë, nuk kanë mjek amë për gati 2 muaj;
- Procedurë urgjente për emërimin e një mjekut pediatër për nevojat e mbrojtjes primare shëndetësore të të paktën 1.200 fëmijëve, të cilët kanë mbetur pa kujdes shëndetësor bazë për shkak të daljes në pension të mjekes që e kryente këtë veprimtari;
- Urgjentisht të dorëzohen formularë për Mjekun e zgjedhur deri te mjekët amë ekzistues që punojnë në komunë, në mënyrë që të sigurohet regjistrim i një pjese prej këtyre 4.000 qytetarëve që nuk kanë mbrojtje shëndetësore bazë;
- Sigurimi i kushteve minimale për funksionimin e duhur të poliklinikës Shuto Orizari me emërimin urgjent të personit udhëheqës, i cili do ta organizojë funksionimin e poliklinikës në përputhje me nevojat e qytetarëve.
APELOJMË që institucionet kompetente të mos e injorojnë më shëndetin e qytetarëve të Shuto Orizarit dhe kërkojmë që ata ta sigurojnë urgjentisht mbrojtjen e tyre shëndetësore, veçanërisht pas valës së tretë të përhapjes së infeksionit Kovid-19, i cili ka pasoja kërcënuese për jetën e qytetarëve që nuk kanë mbrojtje adekuate shëndetësore.
Përkujtojmë se qytetarët e komunës së Shuto Orizarit, që në vitin 2020, paralajmëruan për problemet dhe sfidat me të cilat ata ballafaqoheshin në qasjen në mbrojtjen shëndetësore. Në fakt, pas disa largimeve të mjekëve amë në vitin 2020, problemi thellohet në fillim të vitit 2021, pas daljes në pension të dy mjekëve amë të cilët ofronin mbrojtje primare shëndetësore për gati 4.000 të rritur dhe të mjekes që u kujdes për shëndetin e 1.200 fëmijëve. Kjo situatë mundëson që vetëm një numër i vogël i qytetarëve nga komuna e Shuto Orizarit të regjistrohen pranë mjekëve ekzistues amë në Shuto Orizari.
Të tjerëve u pamundësohet e drejta themelore për mbrojtje shëndetësore sepse:
- Mjekët ekzistues amë e kanë përmbushur kufirin e pacientëve, dhe për shkak të kësaj ata mund të pranojnë vetëm një numër të kufizuar pacientësh të rinj dhe nuk janë në gjendje të ofrojnë kujdes shëndetësor me cilësi adekuate për një numër të madh të qytetarëve;
- Pas daljes në pension të mjekes së vetme që siguroi kujdes shëndetësor për fëmijët, vetëm 250 fëmijë janë regjistruar në Poliklinikën Intergin, ndërsa pjesa tjetër mbetën pa të drejtën e kujdesit shëndetësor bazë;
- Për një periudhë të gjatë kohore, mjekët amë nuk marrin Formularë për mjek të zgjedhur sepse Fondi për Sigurim Shëndetësor nuk i dorëzon ato dhe për këtë shkak, edhe ata pak qytetarë për të cilët mjekët amë ekzistues ishin të gatshëm t’i regjistronin, nuk kanë mundësi ta bëjnë këtë pa formular për mjek të zgjedhur amë;
- Shërbimi kujdestar në poliklinikën e Shuto Orizarit ka mungesë të mjekëve dhe për këtë arsye ky shërbim gjatë fundjavës, funksionon me orar të ndryshueshëm, gjegjësisht ndonjëherë ka shërbim kujdestar, por shumë shpesh ambulanta kujdestare, nuk punon.
Jemi gjithashtu të shqetësuar se në periudhën e ardhshme edhe mjekë të tjerë që ofrojnë kujdes shëndetësor në komunën e Shuto Orizarit do të dalin në pension, dhe në të gjithë territorin e komunës pas orës 17, përveç një mjeku dhe dy infermierëve në ISHP Intergin nuk ka asnjë tjetër personel mjekësor.
Të mos harrojmë se e drejta për shëndet është një e drejtë themelore e njeriut, e garantuar me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe me konventat dhe parimet e ratifikuara ndërkombëtare, siç është Karta Ndërkombëtare e të Drejtave Ekonomike, Sociale dhe Kulturore, e cila përcakton që çdo shtet nënshkrues obligohet të ndërmarrë hapa për të siguruar burime të mjaftueshme për ushtrimin e së drejtës për shëndet dhe mbrojtja shëndetësore.
Nëse e shikojmë situatën në komunën e Shuto Orizarit, në mes të pandemisë, ku rastet e fëmijëve dhe të rriturve të sëmurë refuzohen çdo ditë dhe atyre nuk u jepet kujdesi i nevojshëm shëndetësor, për fat të keq do të konkludojmë se nuk ushtrohen të drejtat themelore të njeriut. Përveç kësaj, mjekët amë, përveç ofrimit të shërbimeve shëndetësore në nivelin parësor të veprimtarisë parandaluese dhe kuruese, janë një “derë hyrëse” në sistemin e përgjithshëm shëndetësor. Me faktin që 4.000 të rritur dhe 1.200 fëmijë nga Shuto Orizari nuk kanë mjek amë, përfundimi është se atyre u mohohet e drejta për qasje të barabartë në shfrytëzimin e kujdesit shëndetësor në të gjitha nivelet. Në rast infektimi me Kovid-19, këta qytetarë nuk kanë qasje në shërbimet e mjekëve amë në dërgimin dhe përcjelljen e personave të infektuar me Kovid-19 në kushte shtëpiake gjatë kulmit të pandemisë.
Ne jemi të shqetësuar se pa reagim të menjëhershëm nga institucionet kompetente dhe pa ofrimin e kujdesit shëndetësor bazë do të ketë pasoja afatgjata për shëndetin e popullatës së komunës së Shuto Orizarit. Të moshuarit, fëmijët e vegjël, njerëzit me sëmundje kronike dhe grupet e tjera të cenueshme të popullsisë do të preken veçanërisht.
Përmirësim të kushteve për mbrojtjen shëndetësore të qytetarëve të komunës së Shuto Orizarit, kërkojnë:
- Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni
- Shoqata e qytetarëve – Iniciativa për zhvillimin dhe inkluzionin e bashkësive– IRIZ
- Romano Çaçipe
- Iniciativa e grave nga Shuto Orizari
- Stacioni “P.E.T.”, Prilep
- KHAM, Dellçevë
- QKR, Kumanovë
- LIL, Shkup
- “SONCE”, Tetovë
- ESE, Shkup
- HERA, Shkup
Fondacioni për Debat dhe Edukim, IDEA, Evropa Juglindore, Shkup
—————————————————
19 Mars 2021