Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Nga: Xhorxh Soros

За неколку недели, властите треба да донесат одлуки што ќе ја одредат судбината на Европската Унија. ЕУ може да собере сили и да ги исполни очекувањата и аспирациите на нејзините граѓани или може да продолжи да се распаѓа.

Për disa javë, autoritetet do të duhet të marrin vendime që do të përcaktojnë fatin e Bashkimit Evropian. BE-ja mund të mbledhë forcë dhe t’i përmbushë pritjet dhe aspiratat e qytetarëve të saj, ose mund të vazhdojë të shpërbëhet.

Kryetarja e Komisionit, Ursula von der Leyen, tha se BE-së i duheshin të paktën 1 trilion euro për të luftuar koronavirusin e ri. Ajo nuk e përmendi fare luftën kundër ndryshimeve klimatike, për të cilën nevojitet një shumë e ngjashme parash. Unë mendoj se ka vetëm një mënyrë për ta mbledhur atë shumë – duke emetuar obligacione të përhershme.

Publiku evropian dhe udhëheqja e tij nuk janë të njohur me obligacionet e përhershme, por ato kanë një histori të gjatë. Britania ishte vendi i parë që lëshoi obligacione të konsoliduara, të ashtuquajturat konzolla, qysh në vitin 1752, dhe më vonë i përdori ato për të financuar Luftën e Napoleonit dhe të Krimesë, Aktin për Anulimin e Skllavërisë, Kredinë Irlandeze të Varfërisë dhe Luftën e Parë Botërore. Kongresi i Shteteve të Bashkuara autorizoi lëshimin e konzollave në vitin 1870 për të konsoliduar borxhet e grumbulluara gjatë Luftës Civile.

Siç sugjeron edhe vetë emri, prinicipali i obligacionit të përhershëm nuk duhet të paguhet kurrë, por paguhet vetëm kamata vjetore. Një obligacion prej 1 trilionë eurosh me një normë interesi prej 0.5% mund të servisohet me 5 miliardë euro në vit. Obligacioni prej 1 trilion eurosh nuk do të lëshohej menjëherë, por në këste. Kësti i parë do të merrej menjëherë nga investitorët afatgjatë, siç janë shoqëritë e sigurimit të jetës, por pasi investitorët e tjerë të mnjihen me obligacionet e përhershme, ato në fund do të fillonin të sjellin edhe premi. Në mjedisin aktual me interes të ulët, Gjermania do të jetë në gjendje të shesë një obligacion 30-vjeçar me një normë negative të kthimit.

Raporti midis sasisë së interesit vjetor të paguar dhe shumës së marrë është 1:200. Kuptohet, interesi duhet të paguhet çdo vit, por vlera aktuale e pagesave të ardhshme është vazhdimisht në rënie dhe eventualisht do të afrohej, por nuk do të arrinte në zero. 5 miliardë euro është një shumë e parëndësishme pagese për 1 trilion euro që janë urgjentisht të nevojshme. Kjo përfaqëson rreth 2.5% të buxhetit të fundit të BE-së dhe pak më shumë se 1% të buxhetit të ardhshëm që aktualisht është në diskutim.

Megjithatë, obligacionet e përhershme nuk u morën seriozisht në Samitin e BE-së në prill. Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, e propozoi idenë, por ajo u injorua. Diskutimi u përqendrua në paratë që mund të mblidhen duke rritur përfshirjen e buxhetit të ardhshëm. Pas takimit, kryetarja, Ursula von der Leyen filloi të flasë për miliarda, e jo triliona. Duket se diçka seriozisht ka shkuar keq.

Supozimi im është që ideja e obligacioneve të përhershme u hodh poshtë sepse është një risi që nuk ekzistonte kur u miratua Traktati për Funksionimin e Bashkimit Evropian (TFBE). Megjithatë, rrethanat e jashtëzakonshme kërkojnë masa të jashtëzakonshme. Ato nuk duhet të ndërmerren në kohëra normale.

Nëse BE-ja nuk është në mundësi që t’i konsiderojë obligacionet e përhershme në kontekstin e rrethanave aktuale të jashtëzakonshme, ajo nuk do të jetë në gjendje t’i përballojë sfidat me të cilat përballet aktualisht. Kjo nuk është një mundësi teorike, por një realitet tragjik. Koronavirusi dhe ndryshimet e klimës nuk përfaqësojnë kërcënim vetëm për jetën e njerëzve, por edhe për mbijetesën e qytetërimit tonë.

Bashkimi Evropian është veçanërisht i prekshëm, sepse bazohet në sundimin e të drejtës, e dihet se dhe rrota e drejtësisë ecën shumë ngadalë. Për dallim nga kjo, koronavirusi i ri lëviz shumë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme. Kjo është arsyeja pse BE-ja duhet të emetojë obligacione të përhershme.

Dua të shpjegoj pse Evropës i duhen obligacione të përhershme sot. Ato nuk duhet të barazohen me obligacionet e koronës që u hodhën poshtë, edhe atë për arsye të mirë. Obligacionet e koronës krijojnë ndarje; ato e forcojnë hendekun ekzistues midis Veriut dhe Jugut, dhe krijojnë ndarje midis Lindjes dhe Perëndimit, midis shteteve anëtare të reja dhe të vjetra. Për dallim prej tyre, obligacionet e përhershme kanë efekt unifikues. Ato sigurojnë burime financiare për BE-në dhe për të gjitha vendet anëtare që janë pakrahasimisht më të mëdha nga sa mund të ofrojë buxheti i BE-së. Ato mund t’i ndihmojnë BE-së t’i përmbushë pritjet dhe aspiratat e qytetarëve të saj.

Analiza e kostos dhe përfitimit është aq e njëanshme në favor të përfitimeve, saqë hap një hapësirë fiskale çuditërisht të madhe. Nëse BE-ja lëshon obligacione në llogari të saj, ajo mund t’i shpërndajë paratë në vendet që kanë nevojë më të madhe, siç përcaktohet nga Komisioni dhe qeveritë, në përputhje me rregullat dhe procedurat e buxhetit të dakorduara reciprokisht. Shpenzimet shtesë nuk do të kërkojnë legjislacion të ri. Vendimi për emetimin e obligacioneve të përhershme duhet të merret në një samit, pasi pa një vendim të tillë Italia mund të falimentojë përpara vjeshtës. Kjo do të ishte një goditje e madhe për BE-në.

Mundësia për të shpërndarë fonde për ata më në nevojë do të hapte mundësi të mëdha. Shumica e parave do të shkonin në vendet jugore sepse ato janë më të prekurat. Por, fondet gjithashtu mund të ndahen për ato vende që janë më të rrezikuara. Organizata Humanitare Katolike Caritas Evropë para do kohësh publikoi një analizë mjaft interesante të emigrantëve pa dokumente që zakonisht punojnë në bujqësi dhe që jetojnë në kushte të tmerrshme dhe krijojnë vende të reja të infeksionit. Nëse kësaj ia shtojmë edhe refugjatët sirianë dhe të tjerë që shtyhen nga Turqia në Greqi, ne kemi identifikuar tashmë burimet kryesore të infeksionit. Ata nuk e mbajnë virusin me vete, por infektohen në vendin e destinacionit për shkak të kushteve të tmerrshme në të cilat duhet të jetojnë. Legalizimi i pozitës së tyre jo vetëm që do të shpëtojë jetën e tyre, por edhe jetën e popullatës së përgjithshme, duke e vendosur virusin nën kontroll.

Një trilion euro për të luftuar koronavirusin e ri mund të arrinte realisht qëllimin. E njëjta vlen edhe për një trilion euro kushtuar luftës kundër ndryshimit të klimës.

Rasti i emetimit të obligacioneve të përhershme është aq i fortë sa barra e provës bie mbi ata që e kundërshtojnë atë. Po, ekziston një element i ndarjes së ndërsjellë, por bëhet i parëndësishëm në krahasim me përfitimet që i sjell. Ka mbetur shumë pak kohë për të kuptuar dhe për të vlerësuar mundësinë e ofruar nga obligacionet e përhershme.

9 maj 2020

—————————————————

20 Maj 2020