Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

АВТОР: ЛЕОНАРД БЕНАРДО

AUTOR: LEONARD BENARDO

Pandemia e KOVID-19 vendos kufizime të reja të mëdha në ekonomitë kombëtare dhe sistemet shëndetësore në të gjithë botën. Kjo krizë globale kërcënon drejtpërdrejt punën dhe mirëqenien e shumë grupeve dhe individëve që marrin mbështetje financiare nga Fondacionet e Shoqërisë së Hapur. Ajo gjithashtu na sjell sfida të reja, ndaj të cilave duhet të reagojmë menjëherë, por të cilat do të mbeten edhe në të ardhmen.

Ne e pranojmë që situata në terren, në cilin do vend, ndryshon me shpejtësi. Ne gjithashtu e dimë që edhe kur gjejmë mënyra për të parandaluar virusin, efektet e tij do të ndjehen edhe në të ardhmen. Sfidat dhe prioritetet sot – dhe cilat do të jenë nesër – kërkojnë shkathtësi, qëndrueshmëri dhe reagim të shpejtë. Kjo është arsyeja pse ne jemi të gatshëm të ofrojmë fleksibilitet në përkrahjen tonë që lejon që përfituesit e granteve t’i përgjigjen këtyre sfidave.

Së pari, ne do të donim të siguronim të gjithë grantistët tanë se Fondacionet e Shoqërisë së Hapur janë në një pozitë të qëndrueshme financiare. Nuk ka asnjë arsye për t’u shqetësuar se ne nuk do të jemi në gjendje t’i përmbushim detyrimet tona ndaj jush.

Së dyti, Shoqëria e Hapur do të mbështetet tek grantistët e saj për të bërë vlerësime të bazuara në rrezik nëse dhe si të ndryshojnë aktivitetet në lidhje me KOVID-19. Fondacionet nuk duan t’i mbingarkojnë grantistët, puna e të cilëve është goditur nga pandemia. Në javët dhe muajt e ardhshëm, ne do të përpiqemi të kuptojmë më mirë ndikimin e krizës së shëndetit publik në punën tuaj.

Së treti, në bazë të rasteve të ndryshme, stafi ynë programor dhe drejtorët janë të gatshëm me bashkëndjesi t’i shqyrtojnë të gjitha kërkesat që do t’i bëni për përshtatje, për t’ju mundësuar t’i përdorni fonder për të mbuluar kostot e paparashikuara që lidhen me gatishmërinë, reagimin ose zbutjen e rrezikut të shkaktuara nga kjo gjendje e jashtëzakonshme ose për të mbuluar dënime të tjera si rezultat i aktiviteteve të anuluara.

Nëse grantistët vlerësojnë se është më shtrenjtë të shfrytëzojnë grant nga Shoqëria e Hapur për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme shëndetësore për shkak të koronavirusit, atëherë ata duhet të punojnë me stafin e programeve për të vlerësuar nëse kanë mjete për t’i mbuluar këto kosto të paparashikuara.

Ne e dimë që vlerat për të cilat luftoni çdo ditë kalojnë nëpër teste të vështira stresi në mjedisin aktual, dhe se KOVID-19 do të na sfidojë të gjithëve në mënyra që nuk mund t’i parashikojmë. Ne jemi me ju në këtë luftë dhe jam i bindur që këto rrethana të reja do t’i drejtojmë së bashku në favorin tonë.

16 prill 2020

Burimi: Fondacionet e Shoqërisë së Hapur

—————————————————

21 Prill 2020