Pas 30 vitesh ekzistencë dhe punë në Maqedoninë e Veriut, Fondacionet e Shoqërisë së Hapur e ndryshojnë mënyrën se si punojnë në vend si pjesë e transformimit më të gjerë në nivel global.
Duke filluar nga viti 2021, Fondacionet e Shoqërisë së Hapur janë në proces të një transformimi gjithëpërfshirës me synimin për fokus më të madh rajonal dhe forcimin e ndikimit të tyre. Ky transformim global përfshin më shumë se 20 fondacione kombëtare në botë.
Fondacionet e Shoqërisë së Hapur mbeten fuqimisht të përkushtuara ndaj Maqedonisë së Veriut dhe Ballkanit Perëndimor. Që nga viti 1992, Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni ka dhënë mbi 130 milionë dollarë për të mbështetur stabilitetin social dhe ekonomik dhe zhvillimin demokratik të Maqedonisë së Veriut. Kur filloi me punë fondacioni kombëtar, Greqia dhe Serbia i kishin bllokuar kufijtë e Maqedonisë dhe ishte pyetje nëse vendi do të arrinte ta ruajë pavarësinë e tij. Fondacioni atëherë iu përgjigj këtyre sfidave duke ofruar mbështetje jetike, duke përfshirë furnizimin me barna esenciale, vaj për ngrohje për shkollat dhe ndihmën për eksportin e produkteve bujqësore për fermerët. Që atëherë, fondacioni ka ndihmuar në përgatitjet që Maqedonia e Veriut të bëhet anëtare e plotë e Bashkimit Evropian, për zhvillimin e një shoqërie të fortë civile, avancimin e sundimit të ligjit dhe qeverisjes së mirë, fuqizimin e romëve dhe të komuniteteve të tjera të margjinalizuara, si dhe për mbështetjen e reformave në shëndetësi dhe arsim.
Më shumë informacion rreth punës së Fondacioneve të Shoqërisë së Hapur në vend mund të gjeni në linket e mëposhtme: OSF in North Macedonia Fact Sheet, 30 Years Open Society & Its Friends и 25 vite përkushtim.
—————————————————
5 Dhjetor 2022