Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni ka filluar një fushatë mediatike që synon motivimin dhe inkurajimin e qytetarëve për të marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në prill të vitit 2020.

Votimi është një e drejtë që qytetarët kanë mundësi të shfrytëzojnë në zgjedhje, por shpesh herë ata nuk janë të sigurt se vota e tyre do të bëjë ndryshim. Kjo fushatë mediatike do të përpiqet të arrijë tek qytetarët dhe t’ua bëjë me dije se përfshirja dhe votimi në zgjedhje janë mënyra e vetme në të cilën qytetarët mund të bëjnë ndryshime dhe të ndikojnë në vendimet të cilat më vonë kanë ndikim të drejtpërdrejtë mbi ta.

Fushata do të vë në dukje se përkundër faktit që politika për dikë personalisht mund të mos jetë e rëndësishme, megjithatë të gjitha gjërat e rëndësishme në jetë varen nga politika. Çështjet që lidhen me lirinë e fjalës, politikat sociale ose me transparencën dhe llogaridhënien e autoriteteve, janë çështje nga të cilat varet cilësia e jetës së qytetarëve, dhe në thelb, janë politikë. Në të njëjtën kohë, fushata do të përpiqet të theksojë se votimi në zgjedhje në të vërtetë është votim për politikat që synojnë krijimin e një shoqërie të hapur, demokratike dhe funksionale. Votimi në zgjedhje nënkupton shprehjen e mendimit për atë se kush do të marrë vendime në emër të qytetarëve në vitet e ardhshme, duke pasur parasysh politikat që do t’i përfaqësojnë.