Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni (FSHHM) shpall Thirrje për konsulent/e për zhvillimin e metodologjisë për monitorimin e zbatimit të Ligjit për Ndihmën Juridike Falas dhe përgatitjen e Raportit në kuadër të projektit “Qasja në drejtësi për më të margjinalizuarit” në bazë të Marrëveshjes së Grantit midis FSHHM-së dhe Bashkimit Evropian nr. NEAR-TS/2019/411-575.

Informata për projektin

Projekti “Qasja në drejtësi për më të margjinalizuarit” zbatohet në periudhën janar 2020-korrik 2021 nga ana e FSHHM-së, HOPS – Opsione për jetë të shëndoshë Shkup dhe Shoqata për Edukim Ligjor dhe Transparencë “STANICA P.E.T.” Prilep, i mbështetur financiarisht nga Bashkimi Evropian.

Qëllimi i projektit është të sigurojë mbrojtjen e të drejtave të njeriut përmes fuqizimit ligjor për ta avancuar qasjen në drejtësi për grupet më të margjinalizuara të qytetarëve, me fokus tek romët, njerëzit që përdorin drogë, punëtorët seksualë, fëmijët dhe familjet në rrezik social dhe komunitetet e tjera të cenueshme. Qëllimet specifike të projektit janë: Qasje e përmirësuar në drejtësi dhe fuqizim ligjor për grupet e margjinalizuara përmes ofrimit të vazhdueshëm të shërbimeve juridike dhe parajuridike me cilësi; Kapacitete të përforcuara të organizatave të shoqërisë civile (OSHC) dhe të institucioneve përkatëse në nivel lokal dhe qendror për të siguruar mbrojtjen e të drejtave të njeriut; Politika dhe praktika të avancuara të bazuara në prova që përmbajnë qasje të bazuar në të drejtat e njeriut dhe në përputhje me nevojat e komuniteteve të margjinalizuara.

Projekti zbatohet përmes disa ndërhyrjeve në grup të projektit që përfshijnë: Sigurimin e shërbimeve juridike dhe parajuridike cilësore për avancimin e të drejtave të mbrojtjes shëndetësore dhe sociale dhe të drejtat e tjera të njeriut për komunitetet e margjinalizuara; Aktivitete për fuqizimin ligjor të bashkësive të synuara të margjinalizuara për vetëpërfaqësim në realizimin e të drejtave; Aktivitete të dukshmërisë së projektit; Ndërtimi i kapaciteteve të OShC-ve dhe përfaqësuesve të institucioneve përkatëse në nivel kombëtar dhe lokal për të përmirësuar shërbimet e tyre; Dokumentimi i rasteve të të drejtave të shkelura të anëtarëve të komuniteteve të margjinalizuara; Vëzhgimi i zbatimit të Ligjit për Ndihmën Juridike Falas; Aktivitete të përfaqësimit për zbatimin e përpjekjeve për qasje në drejtësi të përfshira në PAK të katërt për Partneritet për Qeveri të Hapur (2018-2020) dhe për përfshirjen e qëllimit të qëndrueshëm 16.3 në legjislacionin kombëtar.

Detyrat e punës dhe përgjegjësitë

Në kuadër të projektit do të angazhohet një (1) konsulent/e. Detyra kryesore është të zhvillohet metodologjia për monitorimin e zbatimit të Ligjit për Ndihmën Juridike Falas. Detyrat specifike të punës janë:

Përgjegjësitë e punës janë:

Korniza kohore

Aktivitetet do të zbatohen në tre pjesë në periudhën prill 2020 – maj 2021, si vijon:

Detyra Afati i fundit për realizim
Zhvillimi i metodologjisë dhe përgatitja e mjeteve Prill 2020
Analiza e të dhënave të mbledhura Prill 2021
Përgatitja e Raportit Maj 2021

 

Kualifikimet e kërkuara

Mënyra e aplikimit

Kandidatët/et e interesuar/a duhet të dorëzojnë një biografi të shkurtër (CV) me referenca relevante dhe linke deri te raportet dhe analizat e përgatitura më parë, plan për kryerjen e aktiviteteve dhe ofertë financiare në denarë me tatim të përfshirë personal, në e-mailin a2j@fosm.mk me shënimin “Thirrje për konsulent/e”, më së voni deri më 16.03.2020 deri në ora 16:00.

Aplikimet jo të plota dhe të dorëzuara jashtë afatit nuk do të merren parasysh.

Të gjithë kandidatët/et e paraqitur/a do të njoftohen për konsulentin/en e zgjedhur.

Adresa e e-mail-it për kontakt: a2j@fosm.mk

                                    
            

—————————————————

5 Mars 2020