Programi i granteve për hulumtues të shoqërisë civile (CSSA) ofron mbështetje për doktorantët dhe kuadrin mësimor universitar për projektet akademike që i pasurojnë hulumtimet e angazhuara në shoqëri dhe punën kritike hulumtuese në vendin e tyre ose në rajonin amë.
Hulumtuesit e shoqërisë civile përzgjidhen në bazë të kontributit të tyre të jashtëzakonshëm në hulumtime, si dhe në bazë të angazhimit të tyre aktiv me komunitetet lokale, potencialin e tyre për të rritur vlerat e shoqërisë së hapur në rajonin e tyre, dhe për të forcuar punën hulumtuese kritike dhe rrjetet akademike në fushat e tyre.
KRITERET E KUALIFIKIMIT
Grantet janë të hapura për grupet e mëposhtme akademike:
- doktorantë në fushat e kualifikuara që studiojnë në universitete të akredituara brenda ose jashtë vendit të tyre amë; ose
- anëtarë të kuadrit mësimor me kohë të plotë pune (duhet të kenë të paktën diplomë master) që japin mësim në universitete në vendin e tyre amë.
Aplikantët duhet të jenë shtetas të vendeve në vijim: Afganistani, Shqipëria, Angola, Azerbajxhani, Bjellorusia, Bosnja dhe Hercegovina, Burundi, Kamboxhia, Republika Demokratike e Kongos, Republika e Kongos, Egjipti, Guinea Ekuatoriale, Eritrea, Etiopia, Gjeorgjia, Haiti, Kosova, Laosi, Libia, Moldavia, Mongolia, Mjanmar/Burma, Nepali, Palestina, Ruanda, Maqedonia e Veriut, Serbia, Sudani, Sudani i Jugut, Siria, Suazilandi, Taxhikistani, Tunizi, Turkmenistani, Uzbekistani ose Jemeni.
Kohëzgjatja e projektit: ndërmjet 3 dhe 10 muaj
Datat e kualifikuara: 1 mars 2021 – 31 dhjetor 2021
Kërkesa maksimale e financimit: 15.000 dollarë
AFATI I FUNDIT PËR APLIKIM: 22 KORRIK 2020
Për më shumë informacion, edhe atë para aplikimit, ju lutemi shihni udhëzimet dhe dokumentet me udhëzime të hollësishme që gjenden në: https://www.opensociousfoundations.org/grants/civil-society-scholar-awards
—————————————————
26 Maj 2020