Koalicioni “Të Gjithë për Gjykim të Drejtë” organizon tryezë të rrumbullakët për të promovuar hulumtimin përfundimtar për korrupsionin dhe konfliktin e interesave në nivel lokal, me fokus në urbanizmin. Për më tepër, kjo ngjarje përfundimtare do të zhvillohet në formatin e një diskutimin në panel, ku disa panelistë do të kenë prezantimet e tyre në tema konkrete në fushën e kësaj lëmie tematike:
12:00 – 12:20 Fjalimet hyrëse
- Znj. Natali Petrovska, Drejtore Ekzekutive e Koalicionit “Të Githë për Gjykim të Drejtë”
- Znj. Dançe Danillovska Bajdevska, Drejtore e Programeve në Fondacionin Shoqëri e Hapur – Maqedoni
- Z. Stefan Bogoev, Kryetar i Komunës së Karposhit
- 12:20 – 12:30 Prezantimi i gjetjeve të hulumtimit mbi rreziqet e korrupsionit në nivel lokal
- Z. Darko Avramovski, hulumtues ligjor në Koalicionin “Të Gjithë për Gjykim të Drejtë”
- 12:30 – 13:10 Prezantime të panelistëve
- Z. Kiril Ristovski, Kryetar i Qendrës për Demokraci Ekologjike “Florozon” Shkup
- Z. Filip Daskallovski, Këshilltar dhe Koordinator i Grupit të Këshilltarëve të LSDM -së dhe të Koalicionit
- Z. Toni Jarevski, Këshilltar dhe Koordinator i Grupit të Këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së dhe të Koalicionit
- Znj. Biljana Ivanovska, Kryetare e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit
- 13:10 – 13:30 Diskutim
Ngjarja do të moderohet nga Lejla Tutiq, koordinatore e projektit në Koalicionin “Të Gjithë për Gjykim të Drejtë”.
Tryezën e rrumbullakët mund ta ndiqni në këtë link.
Ngjarja është pjesë e projektit “Sisteme të forcuara të integritetit për ta luftuar korrupsionin në nivelin lokal”, i cili zbatohet nga Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni në kuadër të Projektit të USAID-it për Pjesëmarrje të Qytetarëve, i implementuar nga Instituti “East West Management”, i financuar nga Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Projekti zbatohet në pesë komuna: Dojran. Ohër, Prilep, Zhelinë dhe Karposh gjatë periudhës nga 01.03.2020 deri më 31.03.2021.