Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Data: 29 -31 tetor

Vendi: Berovë

Procesi i anëtarësimit në BE vetvetiu kërkon njohje të mirë të strukturës së ndërlikuar institucionale të BE-së nga njëra anë, si dhe të legjislacionit të vendit. Prandaj, është veçanërisht e rëndësishme që institucionet, por edhe shoqëria civile të jenë në nivelin e detyrës kur Republika e Maqedonisë së Veriut do t’i fillojë negociatat me Bashkimin Evropian. Në parim, megjithëse anëtarësimi në BE është një proces që është karakteristik dhe që është i ndryshëm për çdo vend kandidat, megjithatë, përvojat rajonale mund të ofrojnë njohuri dhe shembuj që potencialisht mund të kenë zbatim praktik gjatë negociatave. Nga kjo perspektivë, përvojat rajonale meritojnë analiza të hollësishme për të nxjerrë konkluzione që pastaj do ta ndihmonin vendin gjatë negociatave me BE-në.

Përfshirja e shoqërisë civile në procesin e negociatave në fazat e hershme është me rëndësi të veçantë, duke pasur parasysh faktin se shoqëria civile gjithmonë e ka ndërmend interesin e qytetarëve dhe nëse përfshihet, do të kujdeset që procesi të jetë mundësi për reforma të mirëfillta shoqërore, e jo praktikë e shënimit të detyrave të përmbushura.

Me qëllim që ta rrisim kapacitetin dhe njohuritë e organizatave të shoqërisë civile dhe të administratës publike për procesin e negociatave dhe të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, Fondacion Shoqëri e Hapur – Maqedoni, në partneritet me Institutin për politika evropiane (IPE) nga Berlini dhe Eurothink – Qendra për strategji evropiane nga Shkupi,e organizoi trajnimin e dytë për përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe institucionet.

Trajnimi mbahet prej 28-31 tetor në Berovë dhe i kushtohet kornizës së negociatave me BE-në që ka të bëjë me antidiskriminimin.

Ligjërues janë:

Lluka MADJERIQ, Avokat, ish-shefi i Zyrës për të Drejtat Themelore në Kroaci dhe anëtar i Grupit të punës për Kapitullin 23, Zagreb, Kroaci

Katrin WLADASCH, Studiues i lartë dhe Shef i ekipit kundër diskriminimit në Institutin Boltzmann për të Drejtat e Njeriut, Vjenë, Austri

Ines BOJIQ, Avokat, ekspert në fushën e antidiskriminimit, anëtar i Rrjetit Evropian për Barazi, Zagreb, Kroaci