Ngjarja tradicionale Speech4Teachers organizuar nga Fondacioni i Shoqërisë së Hapur-Maqedoni dhe Fondacioni për Nisma Arsimore dhe Kulturore “Hap pas Hapi” këtë vit i kushtohet kremtimit të Ditës Ndërkombëtare të Mësuesit.
Përmes fjalimeve të disa ekspertëve arsimorë, praktikuesve dhe hartuesve të politikave arsimore, do të bisedojmë për rolin e mësuesve në arsimin dhe zhvillimin e fëmijëve.
Në ngjarje do të flasin:
- Milla Carovska – Ministre e Arsimit dhe Shkencës;
- Fani Karanfillova-Panovska – Drejtore ekzekutive e Fondacionit Shoqëri e Hapur – Maqedoni;
- Suzana Kiranxhiska – Drejtore ekzekutive e Fondacionit “Hap pas Hapi”;
- Zoran Vellkovski – Profesor universitar;
- Alvin Salimovski – Drejtor i shkollës fillore;
- Biljana Spasovska – mësuese në klasën e ulët;
- Elizabeta Sekirarska – Profesoreshë në shkollë të mesme dhe
- David Frost – Profesor në Kolegjin Volfson, Universiteti i Kembrixhit.
Ngjarja do të mbahet të mërkurën, më 7 tetor 2020, duke filluar nga ora 13, në sallën e jashtme të hotelit Aleksandar Palas në Shkup, dhe ajo është pjesë e projektit “Arsimi i bashkësive më të vogla etnike” të udhëhequr nga Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni.
RRETH PROJEKTIT
Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedonia (FSHHM) e implementon projektin “Arsimi i bashkësive më të vogla etnike” në partneritet me Fondacionin për Iniciativa Arsimore dhe Kulturore “Hap pas hapi” – Maqedoni dhe Drejtorinë për Zhvillimin e Arsimit në Gjuhët e Bashkësive të Vogla Etnike dhe Byronë për Zhvillimin e Arsimit.
Projekti bazohet në angazhimin për qytetarë aktivë dhe kohezion social si parakushte për ndërtimin e një shoqërie demokratike dhe mbështetet në bindjen se investimi në arsimin cilësor për të gjithë është mënyra më efikase për të arritur atje. Arsimi paraqet promovues kryesor të kohezionit social, ndërsa shkollat si ambiente natyrore në të cilat dallimet etnike, kulturore dhe gjuhësore kuptohen, promovohen dhe vlerësohen si pasuri, vende ku të gjithë studentët duhet të ndihen të mirëseardhur dhe të kenë mundësi për ta arritur potencialin e tyre plota për pjesëmarrje, mësim dhe avancim.