Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Ngjarja tradicionale Speech4Teach, e cila këtë vit është në temën “Drejtësi sociale për arsim cilësor”, Fondacioni për Iniciativa Arsimore dhe Kulturore “Hap pas hapi” – Maqedonia e realizon si pjesë e projektit “Arsimi i bashkësive më të vogla etnik” i financuar nga Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni.

Në këtë ngjarje, përmes fjalimeve frymëzuese të folësve, do të hapen çështje në lidhje me mundësitë e barabarta në arsimin tonë, do të ngrihet vetëdija publike për nevojën që në secilën prej shkollave tona të jetë e pranishme drejtësia sociale, por edhe do të inkurajohet rishqyrtimi i ideve të deritanishme për rëndësinë e drejtësisë sociale për cilësinë e arsimit.

Ngjarja do të mbahet të enjten, më 19 dhjetor 2019, me fillim në orën 12:00, në Sallën e Madhe të Kinemasë “Frosina”, në Qendrën Kulturore Rinore – Shkup, ndërsa përvojën e tyre personale ose profesionale në temat relevante, intriguese dhe frymëzuese për sfidat e arsimin e bashkësive më të vogla etnike do ta paraqesin:

Mark Ginsberg – Dekan i Kolegjit të Edukimit dhe Zhvillimit Njerëzor në Universitetin Xhorxh Mejson në Ferfaks, Virxhinia, SHBA

Meri Boshkovska – psikiatër për fëmijë

Zhaklina Durmish – Qendra për Mbështetje Arsimore “Dendo Vas”

Sinisha Sazdovski – arsimtar në Sh.F. Vëllezërit Ribar – Tabanoc

Ema Ananievska – pianiste

Izeta Babaçiq – arsimtare në Sh.F. Dituria – f. Ljubin, Saraj

Bekir Huseinov – arsimtar në Sh.F. Strasho Pinxhur – Karbinci

 

АGJENDA

 

RRETH PROJEKTIT

Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedonia (FSHHM) e implementon projektin “Arsimi i bashkësive më të vogla etnike” në partneritet me Fondacionin për Iniciativa Arsimore dhe Kulturore “Hap pas hapi” – Maqedoni dhe Drejtorinë për Zhvillimin e Arsimit në Gjuhët e Bashkësive të Vogla Etnike dhe Byronë për Zhvillimin e Arsimit.

Projekti bazohet në angazhimin për qytetarë aktivë dhe kohezion social si parakushte për ndërtimin e një shoqërie demokratike dhe mbështetet në bindjen se investimi në arsimin cilësor për të gjithë është mënyra më efikase për të arritur atje. Arsimi paraqet promovues kryesor të kohezionit social, ndërsa shkollat si ambiente natyrore në të cilat dallimet etnike, kulturore dhe gjuhësore kuptohen, promovohen dhe vlerësohen si pasuri, vende ku të gjithë studentët duhet të ndihen të mirëseardhur dhe të kenë mundësi për ta arritur potencialin e tyre plota për pjesëmarrje, mësim dhe avancim.