Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Më 04 dhe 05 nëntor 2019 do të mbahet punëtori në temën “Deri te ”shteti i robëruar” në Maqedoninë e Veriut – policia, gjyqësia dhe prokuroria publike“, ngjarje që është pjesë e projektit që kërkon t’i identifikojë mënyrat me të cilat ushtrohet kontrolli politik mbi institucionet (gjyqësinë, prokurorinë, policinë) ose mënyrat me të cilat keqpëdoren dobësitë sistemore të sundimit të ligjit. Identifikimi i mënyrave të kontrollit ose keqpërdorimit, është realizuar përmes rasteve të ndryshme të studimit dhe zbatimit të detajuar të legjislacionit.

Në punëtori do të prezantohen versionet e punës të hulumtimeve të përgatitura nga partnerët e projektit: BIRN, Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, Koalicioni “Të gjithë për gjykim të drejtë” dhe Instituti për të Drejtat e Njeriut. Në punëtoria gjithashtu do të prezantohen edhe gjetjet dhe rekomandimet paraprake nga analizat dhe tregimet, dhe do të përcaktohen strategjitë e përfaqësimit që do të mund të përdoren për t’i prezantuar gjetjet e publikimit para qytetarëve dhe komunitetit ndërkombëtar.

Në këtë ngjarje, përveç organizatave partnere, do të marrin pjesë edhe përfaqësues të Fondacionit të Shoqërisë së Hapur në Bruksel, Sërgjan Zvijiq dhe Pamela Aventi nga Instituti për Politika Evropiane i Shoqërisë së Hapur