Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Rrjeti për Mbrojtjen nga Diskriminimi organizon promovimin e “Raportit nga hulumtimi mbi ndikimin që kanë masat për përballjen me Kovid-19 në të drejtat e njeriut të komuniteteve të margjinalizuara”, duke filluar nga ora 10.00 në platformën Zoom, ku mund të lidheni nëpërmjet linkut të mëposhtëm: https://us02web.zoom.us/j/87535866167

 

Ngjarja ka për qëllim t’i prezantojë gjetjet kryesore të këtij hulumtimi dhe të hapë një diskutim mbi ndikimin që ka pandemia dhe masat e marra për t’u përballë me të mbi të drejtat e komuniteteve të margjinalizuara. Shoqatat e Rrjetit për Mbrojtjen nga Diskriminimi gjatë pandemisë punuan në mënyrë aktive me komunitetet e margjinalizuara për të cilat avokojnë, i hartëzuan nevojat, sfidat dhe efektet, si dhe propozuan zgjidhje për të lehtësuar efektet e pandemisë mbi to.

Detyrimet e shtetit ndaj janë komuniteteve të margjinalizuara gjatë pandemisë, nga njëra anë, janë ta mbrojnë edhe shëndetin e këtyre komuniteteve në kohën e pandemisë. Nga ana tjetër, shteti ka një detyrim të miratojë masa që do ta parandalojnë varfërimin dhe margjinalizimin e mëtejshëm të komuniteteve të ndjeshme për shkak të krizës, përmes një efekti disproporcional të kufizimeve në të drejtat e këtyre grupeve në krahasim me popullsinë e përgjithshme.

Në bazë të hulumtimit, merren përfundime dhe rekomandime përkatëse për mbrojtjen më të suksesshme të të drejtave dhe plotësimin e nevojave të komuniteteve të margjinalizuara në kushtet e krizës, por edhe jashtë saj.

Rezultatet dhe rekomandimet e hulumtimit do të paraqiten publikisht në këtë ngjarje dhe do të shërbejnë për avokim të bazuar në dëshmi, për avancimin e garantimit dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut të grupeve të margjinalizuara, duke i përmirësuar politikat, praktikat dhe kapacitetet e institucioneve.