Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Të mërkurën, më 9 dhjetor të vitit 2019, me fillim në orën 10:00, do të mbahet një konferencë promovuese për “Raportin e parë në hije në monitorimit të punës dhe efekteve të grupit sektorial të punës për arsimin, punësimin dhe politikën sociale për periudhën janar 2019 – shkurt 2020”

Konferenca do të organizohet në internet në platformën në ueb ZOOM.

Në panelin e parë, mendimet e tyre në lidhje me perspektivat e reja të GSP në prizmin e IPA III dhe negociatave të ardhshme me BE-në, do t’i paraqesin znj. Fani KARANFILLOVA-PANOVSKA, Drejtoreshë Ekzekutive, Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni, z. Nikolla BERTOLINI, Udhëheqës i Sektorit për Bashkëpunim në Delegacionin e BE-së, znj. Kalinka GABER, Sekretare Shtetërore në Sekretariatin për Çështje Evropiane dhe Znj. Nada NAUMOVSKA, Koordinatore e Lartë e Programeve, Fondacioni Shoqëri i Hapur – Maqedoni.

Në panelin e dytë, Blazhen MALESKI, Hulumtues, Reaktor – Hulumtimi në Aksion do t’i paraqesë gjetjet e Raportit në hije në monitorimit të punës dhe efekteve të grupit sektorial të punës për arsimin, punësimin dhe politikën sociale, ndërsa mendimin e saj rreth punës së grupit sektorial të punës do të japin, znj. Milla CAROVSKA, Ministre e Arsimit dhe Shkencës, znj. Jagoda SHAHPASKA, Ministre e Punës dhe Politikës Sociale.

Kjo konferencë është pjesë e projektit “Dialog me organizatat qytetare – Platformë për pjesëmarrje strukturore në integrimin në BE”, të cilin e koordinon dhe e implementon Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni, me partnerët Reaktor – Hulumtimi në Aksion, EUROTHINK – Qendra për strategji evropiane dhe Qendra për komunikime qytetare.

Në këtë ngjarje do të sigurohet përkthim simultan në maqedonisht dhe anglisht, dhe atë do të mund ta ndiqni në këtë link.