Grupi Blueprint për Reforma në Gjyqësi organizon një ngjarje për promovimin e projektit “Për drejtësi – Monitorimi i zbatimit të Strategjisë për Reformën në gjyqësi 2021” i mbështetur financiarisht nga Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni, e cila do të mbahet më 25 maj 2021 me fillim nga ora 13:00 deri në orën 14:30.
Ngjarja i kushtohet diskutimit në lidhje me sfidat në procesin e hartimit të një strategjie të re për reformën gjyqësore 2021 me fokus në mbrojtjen e të drejtës për shëndetin e njeriut në kushte të pandemisë, si dhe promovimin e aktiviteteve në të cilat do të punojë Grupi Blueprint gjatë vitit 2021.
Në të njëjtën kohë, në këtë ngjarje do të promovohet edhe koncepti i ri në punën e Grupit Blueprint, i cili në periudhën në vazhdim do të përqendrohet paralelisht në monitorimin dhe vlerësimin e ndikimit të reformës gjyqësore në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, shëndetin e qytetarëve, mjedisin jetësor dhe drejtësinë sociale.
Ngjarja do të mbahet përmes platformës elektronike për komunikim – Zoom. https://us02web.zoom.us/meeting/register/tZUud-2qrj0vHtLrYfM0C88iDaAEsuQbEb3K