“Maqedonia nga Bukureshti në Prespë” është një botim i bazuar në dëshmi. Dëshmi për një kohë të pakohë, e cila do të mbahet mend si e errët në kujtesën kolektive të qytetarëve tanë. Këto janë vitet kur Evropa na etiketonte si “shtet i robëruar” dhe të cilat, nga kjo distancë jashtëzakonisht e shkurtër historike, do t’i mbajmë mend si “kohë e humbur”. Por, përmbledhja nuk gjurmon kohën e humbur. Përmbledhja është këtu për ta ruajtur atë dekadë në kujtesën kolektive të qytetarëve dhe për të lënë gjurmë për një kohë që kurrë nuk duam të kthehet dhe të përsëritet.
Bukuresht 2008 – Prespë 2018 është një segment veçanërisht i rëndësishëm historik. Nga njëra anë, Bukureshti dhe politikat pas tij shënuan fillimin definitiv të sundimit jodemokratik, të valëve të nacionalizmit, të populizmit dhe njollosjes së vazhdueshme të të gjithë atyre që mendojnë ndryshe. Nga ana tjetër, Marrëveshja e Prespës duhej ta shënonte fillimin e shpresave reale, të bazuara në nevojën për një shtet më të mirë, më demokratik, më të prosperuar, të integruar në BE. Megjithëse, nga këndvështrimi i sotëm, ekuacioni nuk është i qartë dhe rruga jonë drejt BE-së ende është e pasigurt, me ndihmën e kësaj Përmbledhjeje, pas një distance më të madhe historike, brezat e ardhshëm do të mund të shikojnë prapa dhe ta vlerësojnë atë që është arritur dhe që nuk është arritur në këtë periudhë dhe të nxjerrin leksione dhe mësime të vlefshme.
Tekstet në përmbledhje janë dëshmi, ndërsa autorët janë dëshmitarë të asaj kohe. Autorët Vasko Magleshov, Katerina Bllazhevska, Ljupço Popovski, Millka Smilevska, Vlladimir Milçin, Biljana Bejkova, Sefer Tahiri, Meri Jordanovska, Sashka Cvetkovska, Mençe Atanasova-Toçi, Dejan Azeski, Gordana Duvnjak, Iskra Novakovska, dhe Nazim Rashidi janë autorë relevantë, edhe në kuptim profesional, por edhe në kuptim dëshmues dhe etik. Njerëz të cilët, para së gjithash, me fjalën e tyre, e disa edhe me punën aktiviste, janë të përfshirë në shpjegimin e natyrës së regjimit të mëparshëm, por edhe në çmontimin e tij.
Ejani me ne në Hamamin e Daut Pashës, që së bashku ta ndjekim promovimin e Përmbledhjes “Nga Bukureshti në Prespë – Dëshmitë e një kohe: Maqedonia 2008 -2018”. Në promovim do të flasin:
- Fani Karanfillova-Panovska – Drejtore ekzekutive e Fondacionit Shoqëri e Hapur – Maqedoni
- Gordan Georgiev – anëtar i Këshillit drejtues të Fondacionit Shoqëri e Hapur – Maqedoni