Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Ju ftojmë të merrni pjesë në prezantimin publik të dokumentit të politikave publike me titull “Prania në publik e personelit akademik dhe institucioneve të arsimit të lartë dhe ndikimi i tyre në komunitet”, organizuar nga Sindikata e Pavarur Akademike (SPA) që do të mbahet të shtunën, më 27 nëntor 2021, me fillim nga ora 11.00 në Hotelin “Karposh” (rr. Shekspiri nr. 2, Shkup).

Dokumenti i politikave publike me titull “Prania në publik e personelit akademik dhe institucioneve të arsimit të lartë dhe ndikimi i tyre në komunitet” është përgatitur në kuadër të projektit “Cilësia e mësimdhënies në arsimin e lartë” nga ekipi i ekspertëve të Sindikatës së Pavarur Akademike (SPA). Autorë të dokumentit janë Prof. Dr Mirjana Najçevska, Prof. Dr. Dragor Zarevski, Prof. Dr. Bojana Naumovska, Doc. Dr. Bisera Stankova dhe Mr. Luan Imeri.

Dokumenti i politikave publike do të prezantohet nga Prof. Dr. Mirjana Najçevska, Prof. Dr. Dragor Zarevski dhe Doc. Dr Bisera Stankova. Pas prezantimit të dokumentit do të organizohet një diskutim mbi gjetjet dhe rekomandimet e prezantuara.

Në kuadër të projektit “Cilësia e mësimdhënies në arsimin e lartë” të drejtuar nga SPA-ja, janë përgatitur tre dokumente të politikave publike, si më poshtë: (1) dokumenti i politikave publike me titull “Përmirësimi i cilësisë së arsimit të lartë – perspektiva studentore” që u prezantua publikisht në promovimin e mbajtur në Hotelin “Karposh” të enjten, më 18.11.2021. duke filluar nga ora 11.00, (2) dokumenti i politikave publike “Cilësia e mësimdhënies në arsimin e lartë dhe shkencën dhe kushtet për standarde më të larta”, i cili u prezantua publikisht në promovimin që u mbajt në Hotelin “Karposh” të dielën, më 21.11.2021. duke filluar nga ora 11.00 dhe (3) dokumenti i politikave publike “Prania në publik e personelit akademik dhe institucioneve të arsimit të lartë dhe ndikimi i tyre në komunitet”, i cili do të prezantohet publikisht në promovimin që do të mbahen në Hotelin “Karposh” ditën e shtunë, më 27.11.2021 me fillim në orën 11.00. Projekti “Cilësia e mësimdhënies në arsimin e lartë” financohet nga Fondacioni Shoqëri e Hapur Maqedoni, dhe zbatohet nga ekipi i ekspertëve të SPA-së.

 

AGJENDA E NGJARJES

Data: 27.11.2021 (e shtunë)

Ora: nga ora 11.00 deri në orën 12.30

Vendi: Hoteli “Karposh” – Salla: Tarraca e mbyllur (rr. Shekspiri, nr. 2, Shkup)

 

11.00 – Fjala hyrëse – Prof. Dr. Dragor Zarevski

11.15 – Pauzë

11.20 – Prezantimi i dokumentit të politikës publike – Prof. Dr. Mirjana Najçevska dhe Doc. Dr Bisera Stankova.

11.55 – Pauzë

12.00 – Diskutim

12.20 – Fjala përfundimtare

Sipas protokolleve të vlefshme të rekomanduara nga Ministria e Shëndetësisë për mbajtjen e ngjarjeve publike në kushtet e pandemisë, gjatë hyrjes në objekt, vizitorët duhet të paraqesin certifikatën e vaksinimit të plotë ose vërtetim se e kanë kaluar KOVID-19 në 45 ditët e fundit nga data e shërimit.

Dokumentet e politikave publike të krijuara në kuadër të projektit “Cilësia e mësimdhënies në arsimin e lartë” do të jenë të disponueshme për publikun në ueb-faqen zyrtare të SPA-së – www.naks.org.mk. – https://naks.org.mk/proekti/

Говорници: