Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Sindikata e Pavarur Akademike (SPA) Ju fton të merrni pjesë në prezantimin publik të dokumentit të politikave publike me titull “Cilësia e mësimdhënies në arsimin e lartë dhe në shkencë dhe kushtet për standarde më të larta”, i cili do të mbahet në Hotelin “Karposh”, të dielën më 21.11.2021  duke filluar nga ora 11.00

Dokumenti i politikave publike me titull “Cilësia e mësimdhënies në arsimin e lartë dhe në shkencë dhe kushtet për standarde më të larta” është përgatitur në kuadër të projektit “Cilësia e mësimdhënies në arsimin e lartë” nga ekipi i ekspertëve të Sindikatës së Pavarur Akademike (SPA). Dokumenti i politikave publike do të prezantohet nga autorët Prof. Dr. Petar Atanasov, Prof. Dr. Bojana Naumovska dhe Doc. Dr Jovan Bliznakovski. Pas prezantimit të dokumentit do të organizohet një diskutim mbi gjetjet dhe rekomandimet e prezantuara.

 

AGJENDA

Data: 27.11.2021 (e diel)

Ora: nga ora 11.00 deri në orën 12.30

Vendi: Hoteli “Karposh” – Salla: Tarraca e mbyllur (rr. Shekspiri, nr. 2, Shkup)

 

11.00 – Fjala hyrëse – Prof. Dr. Petar Atanasov

11.15 – Pauzë

11.20 – Prezantimi i dokumentit të politikës publike – Prof. Dr. Bojana Naumovska dhe Doc. Dr Jovan Bliznakovski

11.55 – Pauzë

12.00 – Diskutim

12.20 – Fjala përfundimtare

Sipas protokolleve të vlefshme të rekomanduara nga Ministria e Shëndetësisë për mbajtjen e ngjarjeve publike në kushtet e pandemisë, gjatë hyrjes në objekt, vizitorët duhet të paraqesin certifikatën e vaksinimit të plotë ose vërtetim se e kanë kaluar KOVID-19 në 45 ditët e fundit nga data e shërimit.

Dokumentet e politikave publike të krijuara në kuadër të projektit “Cilësia e mësimdhënies në arsimin e lartë” do të jenë të disponueshme për publikun në ueb-faqen zyrtare të SPA-së – www.naks.org.mk. – https://naks.org.mk/proekti/

***

Projekti “Cilësia e mësimdhënies në arsimin e lartë” financohet nga Fondacioni Shoqëri e Hapur Maqedoni, dhe zbatohet nga ekipi i ekspertëve të SPA-së.

Говорници: