Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Të premten, më 4 dhjetor 2020, do të mbahet prezantim online i rezultateve të hulumtimit “Ndryshimi i narrativeve të anti-korrupsionit”.

Hulumtimi është pjesë e nismës së përqendruar në ndryshimin e narrativeve publike në mbështetje të reformave anti-korrupsion, të cilin e zbaton Fondacioni Shoqëria e Hapur – Maqedoni (FSHHM), Shoqëria e Hapur – SH.B.A., Open Society-US, Latin America Program и Topos Partnership në vendin tonë, SHBA dhe Brazil. Në Maqedoni, FSHHM-ja dhe Topos bashkëpunojnë me Shoqatën për Emancipim, Solidaritet dhe Barazi të Grave; Institutin për Demokraci Societas Civilis; Forumin Arsimor Rinor; OJQ Multikultura; dhe Koalicioni “Të Gjithë për Gjykim të Drejtë”.

Hulumtimi synonte të kuptonte se si qytetarët në këto tre vende mendojnë për korrupsionin, por edhe për qeverisjen e mirë, dhe si reagojnë ata kur këto çështje diskutohen me qasje të ndryshme komunikimi. Gjetjet e hulumtimit mund të ndihmojnë në zbatimin e mënyrave të komunikimit në temën e korrupsionit, që do t’i inkurajojnë qytetarët të përfshihen dhe t’i mbështesin përpjekjet tona kundër korrupsionit.

Pjesëmarrës në këtë ngjarje janë organizata lokale të shoqërisë civile dhe grupe aktiviste nga Manastiri, Tetova, Shtipi dhe Shkupi, të cilat do të kenë mundësinë t’i dëgjojnë rezultatet e hulumtimit dhe t’i ndajnë përvojat dhe pikëpamjet e tyre.