Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Më datë 24 shkurt të vitit 2022, me fillim në orën 11:00, Platforma e organizatave të shoqërisë civile për luftimin e korrupsionit do të organizojë një ngjarje për prezantimin e analizave “Hartëzimi i rreziqeve të korrupsionit në mjedisin jetësor”, “Rishikimi antikorrupsion i Ligjit për Mjedisin Jetësor” dhe “Analizë për barazinë e shërbimeve shëndetësore të ofruara në qendrat e ndryshme të Kovidit”, të përgatitura me mbështetje financiare nga Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni.

Diskutimi synon t’i paraqesë gjetjet e analizave dhe t’i përmbledhë ngjarjet që kanë ndodhur në vitin 2021 në dy fusha të rrezikshme të korrupsionit: mjedisi jetësor dhe shëndetësia. Në të njëjtën kohë, kjo do të jetë një mundësi për të rishikuar sfidat e mundshme që na presin.

Në vitin 2021, fokusi kryesor i Platformës ishte gjurmimi i korrupsionit në dy fusha kryesore: shëndetësia dhe mjedisi jetësor për të cilat janë planifikuar disa aktivitete. Veprimi i fokusuar i Platformës në dy fusha të cenueshme – shëndetësia dhe mjedisi jetësor do të kontribuojë për një bashkëpunim më të madh me rrjetet e tjera qytetare dhe institucionet dhe do të punojë në drejtim të avancimit të politikave në këto fusha dhe ndërtimit reciprok të kapaciteteve. Në të njëjtën kohë, do të kontribuojë në përfshirjen e një qasjeje antikorrupsion në analizën sektoriale për planifikimin e reformave në fushën e mjedisit jetësor dhe shëndetësisë.

Konferenca do të mbahet online, në platformën Zoom, më 24 shkurt të vitit 2022, me fillim nga ora 11 deri 12:30.

Linku për regjistrim.

Shkarkoni rendin e ditës.

Говорници: