Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Përdorimi i artit si një frymëzim, por edhe si një veprim për të iniciuar ndryshime shoqërore ka një potencial shumë të madh. Duke e njohur këtë fakt, pjesëmarrësit në trajnim patën mundësinë të njihen kryesisht me bazat teorike, por edhe me mundësitë konkrete për kryerjen e veprimeve të aktivizmit artistik, që potencialisht mund të shkaktojnë ndryshime në perceptimet e profesionistëve shëndetësorë, dhe më gjerë, të shkaktojnë ndryshime në shoqëri dhe të kontribuojnë në zvogëlimin e narracionit negativ për romët.

Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni në partneritet me Fondacionin IDEA të Evropës Juglindore dhe programin tematik për shëndetësi publike në kuadër të Fondacioneve të Shoqërisë së Hapur, organizoi trajnim me temën “Aktivizmi kreativ për ndryshimin e narracionit për romët në institucionet shëndetësore”. Trajnimi u mbajt nga 12 deri më 14 nëntor të vitit 2018 në Ohër dhe në të morën pjesë përfaqësues të 12 organizatave qytetare si dhe persona të interesuar.

Aktivistët civilë, përmes shembujve praktikë, u njohën me mundësinë e përdorimit të artit për të komunikuar me publikun. Arti, aksionet artistike u shqyrtuan si mjet që do të mundësojë një model argëtues dhe të pazakontë të dërgimit të mesazheve me qëllim që të inkurajohet ndryshime i vetëdijes te qytetarët për diversitetin në shoqëri dhe pranimin e tyre nga individët dhe grupet në shoqëri.

Në kuadër të trajnimit, pjesëmarrësit së pari i definuan narrativat negative për romët dhe komunitetet e tjera të margjinalizuara në institucionet shëndetësore. Përmes punës individuale dhe në grupe, ata i prezantuan problemet me të cilat përballen gjatë ushtrimit të së drejtës së tyre për shëndet, mbrojtje shëndetësore dhe qasje në shërbimet cilësore shëndetësore. Pastaj, përmes punës praktike, pjesëmarrësit zhvilluan plane për komunikim me publikun, ku i definuan grupet e synuara më të gjera dhe më të ngushta, të cilave u drejtohen dhe u dërgojnë mesazhe, përfshinë planifikim dhe zbatim të fushatës, si dhe definim të mesazheve kryesore sipas grupeve të synuara. Në plane i përfshinë edhe mundësitë për përdorimin e aktivitete krijuese dhe artistike që do të ndikonin në ndryshimin e narrativave për romët dhe komunitetet e tjera të margjinalizuara në institucionet shëndetësore. Në të njëjtën kohë, ata u trajnuan për mënyrat e bërjes dhe të publikimit të stencil-it, si një formë e mesazhit artistik, kreativ dhe vizual, përdorimin e grafiteve dhe vizatimeve në hapësirat publike, si pjesë e artit rrugor urbanistik dhe bashkëkohor.  Si aktivitet i fundit i trajnimit, pjesëmarrësit, në grupe, përgatitën propozim-projekte me plane të aktiviteteve që kanë për qëllim ndryshimin e narrativave për romët dhe grupet e tjera të margjinalizuara në institucionet shëndetësore.