Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni dhe Fondacioni për Iniciativa Arsimore dhe Kulturore “Hap pas Hapi”, më 25 mars të vitit 2022 (e premte), me fillim nga ora 12:00, në sallën 3 në Hotelin “Aleksandar Pallas” në Shkup, organizojnë ngjarjen përfundimtare të projektit “Arsimi i bashkësive më të vogla etnike”.

Qëllimi i ngjarjes është të shënohet projekti katërvjeçar dhe rezultatet e arritura në të përmes prezantimit të publikimit “Hulumtime aksionale për kulturë inkluzive shkollore”.

Në këtë ngjarje do të flasin Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, Drejtoresha Ekzekutive e Fondacionit Shoqëri e Hapur – Maqedoni, Fani Karanfillova-Panovska, Suzana Kiranxhiska, Drejtoreshë Ekzekutive e Fondacionit “Hap pas Hapi” dhe përfaqësues të disa shkollave që morën pjesë në këtë projekt.

Gjatë aktivitetit do të respektohet plotësisht Protokolli për organizimin e ngjarjeve në kuadër të planit kombëtar për parandalimin e përhapjes së virusit korona.

Говорници: