Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Tradicionalisht, STAR – kolektivi i parë i punëtorëve seksualë për herë të 11-të e organizon Marshin e çadrave të kuqe, duke iu bashkuar shënimit global të Ditës Ndërkombëtare për t’i thënë STOP Dhunës ndaj punëtorëve seksualë.

STAR, së bashku me mbështetësit dhe aktivistët e saj, i bashkohet aksionit global për solidaritet me punëtorët seksualë për ta zvogëluar dhunën dhe diskriminimin me të cilin përballet për çdo ditë ky grup i margjinalizuar.

Me mesazhin: “DEKRIMINALIZIM TANI!” i inkurajojmë institucionet dhe ekspertët që ta ngrenë çështjen e rregullimit të punës seksuale. Ne dhe punëtorët seksualë konsiderojmë se dekriminalizimi i punës seksuale është politika më e mirë për avancimin e shëndetit, mirëqenies dhe të drejtave të njeriut të punëtorëve seksualë. Këto përpjekje bazohen në nevojat e punëtorëve seksualë për t’i mbrojtur të drejtat e tyre, për të krijuar kushte të sigurta të jetesës dhe punës, si dhe për ta parandaluar dhunën dhe shfrytëzimin.

Nisma për ta shënuar këtë ditë vjen nga Dr. Annie Sprinkle me një qëllim të vetëm – për t’i mbështetur punëtorët seksualë në SHBA, si një ditë për t’i nderuar viktimat e vrasësit nga Green River në Sietëll të Uashingtonit. Vrasësi deklaroi: “Doja të vrisja sa më shumë që ishte e mundur. E dija se askush nuk do t’i raportonte ata si të humbur menjëherë, e ndoshta edhe kurrë nuk do të raportoheshin. Mblidhja prostituta sepse mendoja se mund të vrisja aq sa doja, pa më kapur”. Gary Lyon Ridway u dënua me burgim të përjetshëm dhe gjobiti me 10.000 dollarë për secilën viktimë të vrarë më 18 dhjetor të vitit 2003.

Ne, punëtorët seksualë, së bashku me përkrahësit tanë, U BËJMË THIRRJE që edhe këtë vit t’i bashkangjiteni Marshit të çadrës së kuqe dhe të bëheni pjesë e angazhimit tonë për rregullimin e punës seksuale në Maqedoni, si dhe për zhdukjen e dhunës ndaj punëtorëve seksualë. Ne nuk do ta ndalojmë marshimin derisa punëtorëve seksualë t’u garantohen kushte të sigurta të punës dhe gëzim i plotë i të drejtave të njeriut.