Ju ftojmë në konsultimin rajonal me organizatat e shoqërisë civile “Shoqëria civile dhe dialogu i politikave publike për agjendën e reformës së BE-së”, i cili do të mbahet më 13.12.2021 (e hënë), duke filluar nga ora 10:00, në kuadër të projektit “Dialog me organizatat e shoqërisë civile – Platforma për pjesëmarrje strukturore në integrimin në BE”.
Konsultimi rajonal me organizatat e shoqërisë civile do të organizohet në internet, në platformën në ueb ZOOM, në këtë LINK.
Fjalime hyrëse do të mbajnë – z. Shtefan HUDOLIN, Udhëheqës për Bashkëpunim në Delegacionin e Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut dhe znj. Fani KARANFILLOVA-PANOVSKA, Drejtoreshë Ekzekutive, Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni
Në panelin ““Dialog mbi politikat publike, reformat për anëtarësimin në BE të Ballkanit Perëndimor dhe forcimi i përfshirjes së OSHC-ve”, ku tema kryesore do të jetë se cila vendosje e dialogut politik në vendet e Ballkanit Perëndimor mund t’i përshpejtojë reformat në lidhje me anëtarësimin në BE. Folës do të jenë
- Znj. Kalinka GABER – Sekretare e Shtetit, Sekretariati për Çështje Evropiane i RMV-së
- Z. Steven BLOCKMANS – Drejtor për Hulumtime, Qendra për Studime të Politikave Evropiane, Bruksel
- Z. Gjergji VURMO – Drejtor i Programeve, Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim, Shqipëri,
- Z. Andreja STOJKOVSKI – Drejtor Ekzekutiv, Instituti i Prespës, Maqedonia e Veriut
Ky panel duhet të ofrojë përgjigje për disa pyetje:
- Cila vendosje e dialogut politik në vendet e Ballkanit Perëndimor mund t’i përshpejtojë reformat që kanë të bëjnë me anëtarësimin në BE? dhe
- Si të krijohet një dialog simetrik mbi OSHC-të në bashkëpunim me shtetet dhe aktorët e BE-së, gjatë vendosjes së prioriteteve të asistencës së BE-së për agjendën e reformave në Ballkanin Perëndimor?
Говорници: